Aldua i shpjegon Doktorit, si votoi pro hapjes së negociatave në Bruksel

17 Nëntor 2016, 18:02Antena TEMA

Doktori më në fund pranoi që Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe se për këtë ka luajtur rol vendimtar, vota pro e opozitës në Bruksel. Delegacioni i opozitës që kryesohej nga Aldua, pas kësaj u mblodh të modifikonte qëndrimin që kishte mbajtur në Bruksel dhe arriti në këto përfundime, të cilat ja dërgoi me shkrim Lulit dhe Doktorit:

“I nderuar Doktor!

I dashur Luli.

Më në fund erdhi dita të themi të vërtetën për atë që ndodhi në Bruksel, ndërkohë që po luftonim për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas udhëzimeve që kishm marrë nga Tirana, ne duhet të votonim pro hapjes së negociatave.

Për këtë, gjithë delegacioni ishte pro dhe ishim të qartë në vendimin tonë.

Kur sollën propozimin që duhet të pranonim, ne u lidhëm me Tiranën dhe ja lexuam Lulit.

Luli natyrisht ja lexoi Doktorit.

Doktori natyrisht këshilloi Lulin që t’i pranojmë menjeherë negociatat.

Në atë moment aty ndodhi një incident.

Taulant Balla dhe socialistët e tjerë që nuk donin që ne të votonim pro hapjes së negociatave, pasi kjo u ulte atyre rëndësinë, më gënjyen mua dhe më thanë:

-Aldo, tani ne do votojmë kundër hapjes së negociatave. Je dakord ti apo jo?

-Në asnjë mënyrë nuk jam dakord, u thashë, unë jam pro hapjes së negociatave, do votoj kundër propozimit tuaj.

Ai e hodhi menjëherë në votë, dhe unë isha i tmerruar se mos nuk hapeshin negociatat.

U bërtita në shqip dhe atyre të huajve dhe kërkova urgjent që të mblidheshin anëtarët e delegacionit, të cilët kishin ik në kafe, pasi ishin të qetë se negociatat do të hapeshin.

Pra, ajo skena që unë votoj kundër bashkë me të tjerët është një skenë që provon se ne ishim pro hapjes së negociatave dhe po kundërshtonim propozimin e Taulant Ballës që të mos hapeshin negociatat.

Delegacioni i qeverisë i kishte mbushur mendjen dhe Majlinda Bregut të votonte kundër negociatave, pasi kështu ajo tentonte të dilte si heroinë para syve të Doktorit.

Por ne i qëndruam deri në fund.

E hodhëm poshtë propozimin e Ballës dhe ishim pro hapjes së negociatave.

Tani kur dëgjojmë që Doktori e mbron këtë kauzë në Kuvend dhe ata nuk e besojnë që kemi qenë pro, po detyrohemi të sqarojmë atë skenë që kanë parë shqiptarët të deformuar dhe të nxjerrë nga konteksti, sikur ne ishim kundër.

Kundër ishte Taulant Balla dhe Edi Rama, që e dinë mirë se po u hapën negociatat, do diskutohet si të ikin ata nga pushteti.

Ndaj ata janë kundër dhe ne jemi pro. Siç e tha Doktori sot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje