Nëse qeveria shqiptare nuk e rrit me 20 milionë lekë të reja buxhetin për Presidencën, Jari ka paralajmëruar se do ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese.
Më poshtë ai ka shpjeguar dhe arsyetimin juridik për këtë akt:
“Nevoja e Presidencës për 20 milionë lekë të reja më shumë, është e argumentuar politikisht dhe financiarisht.
Më poshtë po u tregoj disa zëra që duhen kompensuar.
Guzhinierja e Presidencës merr lejen e lindjes dhe duhet të vijë dy muaj para një guzhiniere dublante, që të mësojë menunë që duhet të gatuajë dhe ta zëvendësojë atë.
Parukierja, e cila na ka qendruar afër për pesë vite, ka dasmën e vajzës dhe ne duhet t’i bëjmë një dhuratë speciale.
Shoferi i cili i shërben presidentit, ka nevojë për dy zëvendësues, pasi duhet t’i paguajmë fizioterapistin si shofer në bordero.
Tek menuja e Ballos së Vitit të Ri, duhet të zgjedhim keca nga Jugu, të cilët janë më të shtrenjtë, por kanë mish cilësor.
Duhet një platformë lëvizëse tek Pallati i Brigadave që në momentin kur të dorëzojë detyrën presidenti, të bëjë sikur parakalon, por në fakt duhet të lëvizë platforma që duhet vendosur poshtë.
Duhen porositur perde të reja për Presidencën, me rastin e ceremonisë.
Duhen ndërruar disa pajisje të banjove të Presidencës, për t’u kthyer në gjendje normale pas ikjes nga Presidenca, pasi kanë qenë të përshtatura për njerëz me probleme lëvizjeje.
Duhet të kthehet në gjendje normale hyrja në Presidencë me ashensor, dhe për t’u rikthyer hyrja nga shkallët.
Duhet të shtohen tek ftesa për ceremoninë gjithë mbështeësit e Jarit në PD, që nuk janë dakord me Lul Bashën.
Duhet t’i bëjmë një dhuratë speciale Doktorit me rastin e largimit nga Presidenca, duke i kujtuar atij, se edhe ai pasi iku nga president, u bë kryetar i PD.
Për të gjitha këto shpenzime, kërkojmë nga qeveria Rama që të rrisë urgjentisht buxhetin, ndryshe do ta çojmë atë në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi për t’i lënë pa asnjë lekë deri në qershor, sa të marrë vendim Gjykata”.
Kancer familjarisht