Të dashur shqiptarë të diasporës.
Po ju shkruaj jo vetëm si kandidat për Kryeministër i Shqipërisë, por mbi të gjitha, si një prej jush, si një anëtar i denjë i diasporës shqiptare
Unë më shumë se kushdo tjetër, jam shembulli i suksesit të diasporës në Shqipëri.
Ika nga Shqipëria në vitin 1991, dhe shkova në Hollandë. Jetova pa vështirësi dhe probleme falë ndihmës që më dha një mik i vyer hollandez, i cili nuk jeton më. Më mbajti në shtëpinë e tij dhe nuk më ndau kurrë nga vetja. Më edukoi, më shkolloi dhe më pas dhe më martoi.
Për vite të tëra ndjeva kujdesin e tij, ndërkohë që atdheu mëmë nuk tregonte asnjë kujdes për mua. Kjo më dhimbte shumë. Miku im Arnold më thoshte gjithmonë: Më ke mua, nënë dhe babë!
Për 15 vite unë isha një prej jush, një emigrant dhe pjesë e diasporës shqiptare.
Fati e solli që në vitin 2005, një tjetër emigrante shqiptare në Kosovë, të më propozonte një punë në Shqipëri pranë babait të saj.
E pranova me gjithë qejf.
U ktheva në Shqipëri në vitin 2005 si deputet dhe ministër dhe prej atëhere nuk më janë ndarë detyrat e larta shtetërore. Kam qenë ministër Transporti, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm, kryetar Bashkie dhe tani kryetar partie, falë miqësisë me atë vajzë shqiptare në diasporë të quajtur Argita.
Kjo histori e imja, duhet të jetë një frymëzim për ju.
Të gjithë nuk duhet të humbisni shpresat.
Dhe unë mund të isha dorëzuar pas 15 vitesh në mërgim, por ja, fati më trokiti në derë dhe tani kam 11 vite në pushtet.
Por diaspora është ende pjesë e jetës sime.
Gruaja ime është shtetase hollandeze, vajzat e mija janë shtetase hollandeze, dhe nuk kuptojnë nga politika.
Unë shkoj çdo të premte në darkë t’i takoj dhe kthehem të hënën në Tiranë.
Ato më thonë të çuditura: O babi, po pse nuk rri këtu me ne?
Nuk di si t’ua shpjegoj.
Por ju e kuptoni pse nuk rri.
Shqipëria më pret mua ta shpëtoj nga varfëria, krimi dhe korrupsioni.
Dua ta provoj dhe një herë jo për vete, por për ju, kur mendoj se ju po vuani rrugëve të botës dhe nuk ktheheni dot në atdhe.
Kjo është më e pakta që mund të bëj për ju.
Të bëhem njëherë Kryeministër.
Shpresoj se dhe me ndihmën tuaj do t’ia arrij.
Unë jam përfaqësuesi juaj më i denjë dhe më i suksesshmi.
Jam krenar që historia ime mund t’iu frymëzojë dhe ju.
I juaji, Luli! Hollandë.
Nuk rrin me familjen se don me vjelle edhe do miljarda te mbetshin ne fyt…..
L.Basha mos u drejto Shqiptarve me fjale Shekspiriane ashtu politike dhe prekse. Ne Hollande ti je cuar me bursen e S,Berishes dhe ndihmen e vjehrrit i cili kishte punuar ne Vefa. Por e verteta e jetes tende ne Hollande eshte se ti ke blere nje shtepi ne Hollande kurre erdhe dhe po te njejten shtepi kurre ishe larguar nga Hollanda doje ta shisje me pasaport falls dhe me nje cmim trfish me te shtrejt. Nga kjo situate te ka shpetuar babai spiritual S.Berisha i cili ishte ne pushtet ne ate kohe. Bemat e tua nu kane mbarim ke mbi qindra dosje qe te presin ne Prokurorine e larte mbi skandalet qe ke kryer. Rruga Durrës-Kukes ku perfitimet jane marramendese 225 milion euro. Firmosja e paktit detar me urdher te S,Berishes ne Athine me Karamanlisin. Nje njeri si puna tende duhet te dali ne gjygj se bashku me S.Berishen si shkaterrues te interesave te larta te nje shteti ku te gjitha provat jane gati dhe te rezervuara. Shqiperia nuk ka per te hecur kurre perpara pa u denuar te gjithe sorollopet si puna tende te cilet jane bere miliardere dhe mburen duke sajuar teorira shpikse si kjo e mesipermja emigrant si ju qe nuk ka aspak te beje me jeten e vertete te nje emigranti i cili pret 10 vjet neper rruget e botes per te pasur nje nenshtetsi dhe me vone nuk mundet kurre edhe te kthehet ne atdhe. Ti je nje kriminel i cili nuk duhet ti shpetoje gjykates se popullit se bashku me S,Berishen rrace tradhetaresh dhe hajdutesh.
E vertet….
E vertet….
Ne emigrim ti ke qene jo emigrant por nje student i derguar ne Holland per interesat e Sali Berishes,- per nje batakci te shkolluar ne rradhet e PD kjo gje nje llogaritje e Berishes. Ne Hollande ke bere skandale duke fallsifikuar pashaporten kurre e shite shtepine e blere me parate e vjerrit i cili kishte punuar ne Vefa me nje cmim te tre fishte mbas nje 10 vjecari. Ne Shqiperi ti ke qindra dosje per skandale shtetrore dhe ne popull shet dengla te cilat edhe vete shqiptari i njeh mire.