Aldo shpjegon pse Krichbaum “nuk flet me kokë të vet”

25 Nëntor 2016, 19:30Antena TEMA

Aldo është analogu i Krichbaum në Komisionin e Integrimit të parlamentit shqiptar.

Njësoj si Krichbaumi, ai luftoi në Bruksel për shtatë kushtet e Krichbaumit, por ata nuk ja futën në rezolutë.

Ata futën si kusht vetëm “Vettingun”, që Aldua ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj ai u detyrua ta linte Krichbaum-it në tavolinë kushtet dhe ai erdhi i lexoi në Tiranë.

Pas shumë reagimeve që pasuan këtë konferencë për shtyp, Aldua ka bërë një sqarim publik, përse Krichbaum nuk flet me kokë të tij:

“Të dashur demokratë dhe mbështetës të PD.

Kam dëgjuar disa njerëz që thonë se Krichbaum ka fol me kokë të vet dhe se Merkeli nuk di gjë për këtë punë.

Këto janë të gjitha dokrra.

Siç dihet, Krichbaum është një deputet i Merkelit dhe ka afërsisht postin që kam unë në Komisionin e Integrimit.

Unë kryesoj shumicën e djathtë dhe Krichbaumi udhëheq të djathtën në Komisionin e Integrimit.

PD dhe CDU janë parti motra.

Siç dihet, në partinë tonë nuk bëhet asgjë me dëshirën e një deputeti.

Dhe unë disa herë kam disa dëshira të fshehta, por ato i ndrydh brenda vetes.

Fjala vjen, ndonjëherë më vjen të marr bukë me vete me djathtë dhe vezë të ziera, që mi bën vjehrra, në Komision, ose të duartrokas kur hyn Doktori në sallë, por nuk i kam bërë kurrë.

Nuk ka ndodh as të shkoj në tualet nëse ndjej që kam nevoja gjatë mbledhjes, kur flet Doktori.

Njeriu ka plot dritëhije dhe shpesh ka dëshirë t’i bëjë gjërat si i mendon vet, por ku je një një parti si PD, dhe kështu besoj është dhe CDU, se jemi parti motra, nuk mund të bësh asgjë me kokë të vet.

Në këtë pikë jam i sigurt se dhe Krichbaum, nuk mund të bëjë asgjë me kokë të vet.

Ju e keni parë skenën në Bruksel, kur unë thërrisja deputetët të mblidheshin e të votonin kundër?

Mendoni se e bëra me kokën time?

Natyrisht që jo.

Ishte direktivë e partisë dhe e zbatova deri në fund.

Edhe Krichbaum është i njëjti tip.

Ai bën gjithçka me urdhër.

Ndaj mos u lodhni kot të mendoni se Merkeli mendon ndryshe e Krichbaum mendon ndryshe.

Ata janë të lidhur si mishi me thoin, ose si unë me Lulin.

Pas dy ditësh do ta shikoni kur Rama të shkojë tek Merkeli dhe ajo t’i përsërisë shtatë kushtet e mia dhe të Krichabumit, nga vetëm një kusht që ka vënë Brukseli.

Kjo do të tregojë seriozitetin e Gjermanisë.

Në rast të kundërt, pra në rast se Krichbaum ka fol me mendje të vet, Luli i pari do distancohet prej tij, e më pas të gjithë ne, pasi duket sikur adhurojmë nejrëz që flasin me kokë të vet dhe mërzitet Doktori.

Për ne është më e rëndësishme që Krichbauem të jetë besnik i Merkelit dhe të bëj çfarë thotë ajo, se të jetë me ne, pa pyetur Merkelin.

Ky do ishte një shembull i dëmshëm për PD dhe do shthurte partinë.

Për ne kjo e dyta ka më shumë rëndësi

Ne e duam dhe e çmojmë Krichbauem se ai na duket si ne, d.m.th si njeri që respekton kryetarin e partisë dhe është besnik ndaj tij.

Po të jetë ndryshe, u garantoj që unë dhe Luli do distancohemi të parët.

Mos ardhtë kurrë ajo ditë, që ne të adhurojmë deputetë që nuk pyesin për kryetarin e partisë kur flasin.

Aldua!”

2 komente në “Aldo shpjegon pse Krichbaum “nuk flet me kokë të vet””

  1. Breg Detari says:

    Mero je i madh!!! 3

  2. Fatmir Lohja says:

    Aldon eshte turp te shihet me ne kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje