I dashur Mzat!
Ekipi im më njoftoi që Bashkia juaj më ka shpallur “Qytetar Nderi”.
Meqë jam shumë i angazhuar me formimin e qeverisë së re, e kam të vështirë të vij ta tërheq vetë titullin e nderuar që më dhatë.
Shpresoj që në këtë vendim të jeni nxitur nga simpatia juaj personale për mua, pasi unë akoma nuk kam filluar punë si president.
Sidoqoftë, para se të dërgoj dikë ta marrë dekoratën, dua të bësh disa gjeste që ta justifikojnë atë.
Më kanë thënë që jeni Bashki me një krah të armatosur.
Ju e dini se unë nuk e kam shumë qejf sekretaren Klinton dhe më kanë thënë që ajo ka një bust në një qytet të Shqipërisë.
Të lutem, duhet ta hiqni menjeherë.
Nuk mund të ketë vend edhe për mua, edhe për atë në Shqipëri.
Së dyti, ju e dini se presidenti Bush nuk votoi për mua.
Dhe ai paska një bust vetëm 20 km mbi zyrën tuaj.
Ju lutem duhet ta hiqni menjëherë.
Ai nuk denjoi të dilte nga shtëpia për të votuar për mua, dhe vuri kujën pse i vodhën orën në Shqipëri, sikur është pa bukë. Figura të tilla nuk ju bëjnë nder.
Së treti, kam dëgjuar që në Bashkinë tuaj, ka shumë emra presidentësh, kryeministrash të djathtë dhe emra qytetesh.
Do të isha i lumtur t’i vinit kazinosë së qytetit emrin “Tajmahall”, ndërsa mua të më vendosni mes Bulevardit “Berisha” dhe rrugës “Berluskoni”.
Nëse nuk ka rrugë aty, bëni një rrugë të madhe, se ua jap unë lekët.
Së katërti, kur të bëhet ceremonia e titullit të nderit, mos harroni të ftoni dhe Koço Kokëdhimën, se më ka dashur që i vogël.
Në fund, duke ju falnderuar për dekoratën, desha t’iu inkurajoj ju të ecni përpara dhe pas Bashkisë të kandidoni për kryeministër.
Mos u tremb nga akuzat se u ke futur duart femrave në Bashki, apo se je dënuar për korrupsion.
Falë atyre akuzave, unë u bëra president.
Dhe kur të bëhesh kryeministër, mos haro ta marrësh Qim Pekën në zyrë të shtypit, se më kanë thënë se ngjan me këtë blogerin tim.
Vetëm një vërejtje të vogël.
Rrugën time e dua të ngjyer me të kuqe, se kjo është ngjyra e republikanëve. Bluja është ngjyrë e Hillarit. Është ngjyrë humbëse.
I madhi MERO Z!?
Mundohem te kuptoje dicka nga keto rreshta por Koqe me Lend Zogu Po gatuan ky shkrues..