Në një letër drejtuar Kuvendit, Jari ka shprehur protestën e tij për buxhetin e ulët të Ministrisë së Mbrojtjes.
Jari ka shprehur habinë se me kaq pak lekë sa ka Ministria e Mbrojtjes, nuk dalin shpenzimet për fasule, çaj dhe klor për ushtarët.
Ai po ashtu ka llogaritur që vetëm shpenzimet për qafore, graso këpucësh dhe kambale, kërkojnë 1 për qind të buxhetit.
Bashkangjitur letrës, Jari shpreh ankesat dhe për buxhetin e ulët të Presidencës, e cila po ashtu nuk ka lekë të mjaftueshme për të bërë banketin e lamtumirës dhe disa qoka që do bëjë deri në fund të mandatit, lidhur me parukieren e Presidentit, hidraulikun dhe shoferin.
Pasi lexoi ankesat e Jarit, Ministria e Mbrojtjes i ktheu këtë përgjigje:
“I nderuar zoti President!
Nga koha që keni qenë ju oficer, e deri tani, ushtria ka ndryshuar dhe është reformuar.
Edhe pse ju bëtë sa mundët, që ajo të mos dorëzohej para forcave të errëta që pushtuan vendin në vitin 1991, nuk ja dolët dot, dhe ajo sot është në duart e imperialistëve amerikanë dhe atyre të NATO.
Ata kanë urdhëruar heqjen e fasuleve nga menuja e ushtrisë shqiptare dhe heqjen e klorit.
Çajin e kanë lejuar vetëm si pije për qejf, ose kur je sëmurë.
Ushtria është kthyer nga 25 mijë oficerë, në 1000 mijë oficerë.
Nga ana tjetër, ushtarët janë gjithsej dy kompani që udhëtojnë në vende të tjera për llogari të NATO-s dhe i paguajnë ata, si dhe disa ushtarë që pranojnë të kryejnë shërbimin.
Me gjithë këto shkurtime, ne mendojmë se na mjaftojnë aq lekë sa na ka dhënë qeveria.
Lidhur me pretendimin tuaj se meqë jeni komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, duhet të keni dhe ju buxhetin sa ushtria, ju vëmë në dijeni se roli juaj si komandant i Përgjithshëm vlen vetëm për paradën e 28 Nëntorit.
Për atë ditë e kemi llogaritur racionin tuaj të çajit.
Klor nuk besojmë se ke nevojë, se dhe ashtu jeni në rregull.
Për gjërat e tjera mos kini merak.
Ushtria është në duar të NATO-s dhe nuk bën dot luftë pa leje të saj, se nuk ia del dot”.
Simbas nji ligji te ri, ushtart e NATOs s`guxojne te hane pasul (fasule) sepse po pordhin shum, per qata pasuli u hoq nga racioni i ushtrise!
dervish ik mbaro klasen e 5,sepse 4 klase jane pak per te shkruar drejt gjuhen shqipe.
Bastard dhe skllever te helmuar qe nje problem madhor e ulni te fasulet dhe klori
Turp dhe marre
O bujar president i saliut
Ç’i bere mustaqet e miut
bujar o trimi zemer gur
ngjan nje sali ne miniaturë
o bujar nga pate ngjare
thembrat nga ke majat sa me parë
o bujar po qepe a i vrarë
se askush nuk ta var
“Jari, fasulet, klori” Mesa dijme, presidenti Nishani, si komandant i pergjithshem i ushtrise shqiptare , antare e NATO-s, i ka kerkuar deputeteve te parlamentit, qe te rishikojne buxhetin per ushtrine, duke ju pergjigjur kerkesave te NATO-s. Para ca kohesh degjuam ministrin e jashtem grek, te kercenohej se ne jemi ushtarakisht shume me te fuqishem se Shqiperia, prandaj mos na ngacmoni. Pra ne pozicionin e tij eshte vene edhe ky shkrim. Nuk e perballim dot ushtrine greke me Jarin, fasulet e klorin, apo me llogjet e Edi Rames ?
Nuk mendoj se presidenti eshte aq i pa updetuar se cfare ben ushtria sot. Nese ka ngleur me kohen kur ai ishte ushtarak, ben mire te pyese keshilltarin e tij. Partija e tij ne ikje te mandatit me ne krye salin ja hoqi gjithcka, jo caj por as uje nuk i dha me. Kjo kuptohet sa vlersohet shteti (ushtria edhe maqedonasi dhe mal-zi eshte me mire).
Jepni ushtrise dinjititein qe i takon, se eshte e te gjithve eshte e kombit shqiptar dhe ka ne gjirin e saj njerzit me fisnik dhe devotshem.
Mallkaur qofshin ato qe nuk ja dine dhe njohin vlerat. Pardia demokratike eshte nje parti bolshevike dhe presidenti nese ka mesuar dicka ka mesuar kur ishte ushtarak i partise.