Mzati takon kandidatin për President të Francës: Kam gati një rrugë dhe një medalje për ty

28 Nëntor 2016, 20:11Antena TEMA

Mzati mori pjesë sot në Konventën e së djathtës franceze për të zgjedhur kandidatin për President.

Ai në këtë rast ishte me kandidatin për president, Fillion.

Siç dihet, Fillion është kandidati antiestabilishment, që ka kundërshtuar bombardimet në Serbi dhe që ka mbështetjen e Putinit.

Mzati nuk mund t’i ikte këtij rasti.

Në takimin që pati me zotin Fillion, Mzati i çoi të fala nga Sali Berisha dhe i premtoi se Kamza kishte gati titullin “Qytetar Nderi” dhe emrin e një rrugë që do kryqëzohej me rrugën “Trump”.

“I dashur zoti Fillion.

Unë jam në Paris me shpresën që mbështetja ime do të hapë rrugën drejt Presidencës së Francës.

Edhe tek Trump nuk besonte njeri, por unë isha i vetmi në Shqipëri që e mbështeta, dhe ai fitoi.

Tani është radha juaj.

Kam folur me ish-presidentin Berisha dhe më ka thënë që gjithë mbështetja jonë, do jetë për ju.

-Ai ka qenë kryeministër, më tha, dhe kjo do të thotë që ne që kemi qenë edhe President, edhe Kryeministër, kemi ende shanse. Zoti Fillion po na jep shanse të gjithëve.

Tani zoti President, më lejoni të tregoj planin tim për ju.

Kamza është një bashki kufitare me Tiranën, që e kanë pushtuar bandat e majta.

Ne jemi i vetmi bastion i së djathtës, pasi jemi popullsi e ardhur.

Meqë e djathta është mbështetëse e të ardhurve, ne të japim fjalën se do të shpallim “Qyetar Nderi” të Kamzës.

Nga ana tjetër, kemi bërë gati një rrugë me emrin tuaj, e cila kryqëzohet me rrugën” Trump”, dhe është paralel mes rrugës “Berisha” e rrugës “Berluskon”.

Rruga përfundon në sheshin “Parisi”, që do ta emërtojmë së shpejti, dhe nis nga sheshi “Manhatan”.

Meqë ju nuk e keni qejf “Manhatan”, ne mund t’ia ndërrojmë e ta bëjmë sheshi “Kremlin”.

I nderuar zoti President.

Më lejoni t’iu sjell përshëndetjet e Sali Berishës dhe t’iu bëj me dije se ai ka pas një parandjenjë të çuditshme që ju do të fitonit, edhe pse e ka pas mik Sarkozinë dhe i ka blerë nja 70 milionë euro helikoptera, të cilët u rrëzuan të dy.

Për hir të së vërtetës, kur morëm vesh që ky Trump ka pas lidhje me Karla Brunin, nuk do kishte lezet të ishte Sarkozi president.

Unë kam respekt për Trump-in, po me gratë e shokëve nuk shkoj.

Kështu që dhe ai ndjehet i çliruar që jeni zgjedhur ju.

Të uroj dhe një herë suksese dhe mirupafshim në Francën e lirë”.

2 komente në “Mzati takon kandidatin për President të Francës: Kam gati një rrugë dhe një medalje për ty”

  1. Zgalem says:

    Antena mbetet perla e humorit . Kete shkrim nuk mund ta shkruaj askush jasht “Antenes ” . Eshte njeshi I jumorit dhe I sarkazmes . Zgalem

  2. Elona says:

    Oh sa e bukur kjo deklarata e Mzatit kamzes,
    Po nuk e sqaroi ai po me mamate e shokeve shkon ?
    Bravo’ Antena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje