Në grupin parlamentar të PD u diskutua sot për ligjin e “Vetting”-ut, i cili ka ngecur në Komisionin e Venecias. Në fillim të mbledhjes, Luli tha, se ka për t’u komunikuar diçka të rëndësishme.
Luli: Pas një punë të palodhur të ekipit tonë të juristëve, kemi arritur më në fund të zbulojmë se njerëzit e Edvin Ramës në Gjykatën Kushtetuese, kanë përkthyer gabim ligjin e “Vetting”-ut. Ata kanë marrë përkthimin që i kemi bërë ne, draftit tonë të ligjit për “Vetting”-un, dmth që është ligj i mirë, dhe ia kanë çuar Venecias. Pas kësaj Venecia pritet të reagojë e kënaqur për ligjin, por në fakt është mashtrim, se këta i kanë çuar përkthimin e gabuar. Kam ngarkuar zotin Bylykbashi ta rishikojë këtë cështje.
Bylykbashi: Po, është e vërtetë ajo që tha kryetari. Ka ndodhur një ngatërresë. Ata të Gjykatës më kërkuan mua përkthimin urgjent të ligjit për ta çuar në Venecia. Unë në vend që t’u çoja përkthimin e ligjit të Ramës, u çova përkthimin që i kishim bërë ne, variantit tonë të ligjit, i cili është shumë i mirë. Kështu që “Venecia” pritet të ndjehet e kënaqur me ligjin, por ky nuk është ligji i duhur.
Paloka: Na thoni ça të bëjmë. A të shkoj t’i bi me grusht atij që është ngarkuar me përkthim në Gjykatën Kushtetuese?
Ristani: Jo se është çun i mirë. Ulemi pimë ndonjë gotë sot, dhe na e sqaro si është e vërteta.
Ed Halimi: Unë isha në Francë me Mzatin dhe takuam dhe kandidatin për President. Ai na garantoi se nuk do ta votojmë çeljen e negociatave, pa fituar lirinë përfundimisht Mzati. Ndryshe do ta shpallim Mzatin të dënuar politik, tha ai.
E pyeta a njeh dikë në Komisionin e Venecias, por më tha që nuk ka shkuar kurrë në “Venecia”, se ka bezdi varkat e drurit.
Flamuri: Or ti shoq, ma thuj drejt, a dëmtohet Doktori apo jo nga ky përkthim. Se përvec atij burri nuk më hyn në sy njeri tjetër.
Doktori: Unë mendoj se duhet të fillojmë protestat. Gabimi në përkthim ka lidhje me mafian dhe ne duhet të protestojmë deri në përmbysje të kësaj qeverie që ka lejuar Gjykatën të përkthejë gabim draftin.
Ruli: Po mirë biro, se nuk e mora vesh. Kur të pranuam në parti më 2005 na thanë është i shkëlqyer në anglisht se ka punuar përkthyes në UNMIK. Kur të bëmë Ministër Transporti, e bëre kontratën e “Rrugës Kombit” në anglisht se the nuk e njef mirë shqipen. Kur të bëmë ministër të Jashtëm, e arsyetuam se di mirë anglisht. Kur të zgjodhëm kryetar partie, e mbyllëm gojën, se na thanë që di mirë anglisht dhe na bën punë me të huajt që nuk duan Doktorin. Tani një herë që na u desh kjo dreq anglishteje, e paske bërë gabim. Nuk e di përse na duhesh tjetër.
hahaha, e forte. sidomos ajo e nul mokes.
pse se lejoni komentin