Luli ka porositur dje gjithë shtypin afër PD, që të mbështesë shpresën për fitoret në zgjedhjet e qershorit, tek fakti që shumë udhëheqës të majtë po humbasin në botë.
Biles zyra e shtypit e Lulit, ka bërë gati dhe kopjet e telegrameve që liderët botëror i dërgojnë Edi Ramës, pas humbjes.
Këto telegrame, Luli do t’i shpërndajë përmes posterit digital të Doktorit, për të treguar se tani gjithë bota i ka sytë tek Edi Rama.
Ja kopjet e telegrameve, që Doktori po bën gati të postojë, sikur i ka marrë Rama:
Hyllary Clinton:
I dashur Edi.
Siç mund ta kesh marrë vesh, unë fitova mbi 2 milionë vota më shumë se Trump, por ai është tani president. Në momentin që pranova humbjen, i pari që mu kujtove ishe ti.
-Si do ta përballoj ai këtë humbje, thashë me vete dhe u përlota.
Edi i dashur! Ma merr mendja që edhe ti e ke përjetuar keq. Po mos u mërzit. Lufto se do t’ia dalësh. Bëje Amerikën të shpresojë tek ty.
Mateo Renzi:
I dashur Edi.
Kur dola në podium për të pranuar humbjen, e ndjeva se më mungoje shumë.
Doja të bëja një selfie me ty.
E di që ti je njeriu më i mërzitur me këtë që ndodhi, por s’ke çfarë ti bësh.
M’u bënë bashkë komunistë, fashistë, teknicienë dhe s’më lanë të bëja reforma.
Por çdo e keqe e ka një të mirë. Mbaj mend që mu lute të mos i mbyllja ato Call Center. Tani besoj mund ta zgjidhësh me këta të tjerët këtë punë. Italia tani i ka sytë tek ty. Të paktën të mos bjerë Shqipëria, thonë.
Francois Hollande:
I dashur Edi.
Kur mora vendimin për të mos kandiduar, në fakt të kisha ty në mendje.
E di që do të jetë një garë e pandershme, pasi një kandidat është pro rus dhe tjetri nuk dihet akoma.
Por mua më shqetëson shumë fakti se si do t’ia bësh ti i vetëm tani në Europë.
Nga ana tjetër të kam shumë zili, që ke ndërruar katër gra pa problem.
Unë sapo desha ta tradhtoja njërën, më kapën. Të kam shumë zili dhe kam besim se do t’ia dalësh.
David Cameron:
I dashur Edi.
U përpoqe shumë të më ndihmoje kundër Brexit, por nuk ja dolëm dot, as unë, as ti.
Edhe pse jam i djathtë, unë jam i shqetësuar mos të dëmtoj me ikjen time.
Ma bë hallall po ke ndonjë pasojë. Jam me mish e shpirt me ty.
Doktori pasi i lexoi telegramet që i kishte bërë gati zyra e Lulit, i shkroi.
-Zotëri. Kështu si e keni bërë ju, duket sikur Edi Rama është qendra e botës. Kjo vërteton tezën e Vuçiçit se Edi Rama është lider botëror, ndaj duhet të bllokohet ky postim.
Qendra e botes sipas Gezetes TemA dhe bossit te saj eshte EDI RAMA dhe suita e tij!
O Mero je i madh