Luli cakton prioritetet për PD, në fshatin e Flamurit

3 Dhjetor 2016, 18:51Antena TEMA

Luli ishte sot tek fshati i Flamurit në Kukës. Ndryshe nga rrethet e tjera, Flamuri kishte marrë masa që pjesëmarrja në sallë të ishte e plotë. Kishte angazhuar gjithë njerëzit e tij të ishin aktivë në pyetje-përgjigje.

Luli e filloi fjalimin si zakonisht me teorinë e hapjes së PD për kë do që të jetë në PD.

-Po ndryshoi PD, do ndryshojë edhe pushteti,- tha Luli.

Njëri nga mbështetësit e Flamurit u ngrit e kërkoi fjalën.

-Or ti zoti Kryetar, i tha. E kemi një hall tani si kuksianë e duhet me e qa me ty.

-Fol, i tha ai, për këtë kam ardhur. Dua të ndryshoj PD. Po nuk ndryshoi PD nuk ndryshojmë dot as ne.

-Or taj, ne më duket kena ndryshu e se kemi kuptue,- i tha kuksiani.Po paskemi ndryshu për keq!

-Fol, i tha, Luli po të dëgjoj. Nën këtë qeveri gjërat keq e më keq po shkojnë.

-A të kujtohet or taj cfarë lufte ka ba Flamuri në vitin 2013, me pas Kuksi, katër deputet si qark?

-Po, e kujtoj, me respekt, -tha Luli.

-Po a e di ti, se ku e kishte fuqinë Flamuri, i tha kuksiani?

-Tek partia,- i tha Luli!

-Jo, i tha kuksiani. Tek burrat e Kuksit, që ishin vitalë në krevat, e lindnin shumë fëmijë, duke rritur pjellorinë. Flamuri e pat deklaru qart që Kuksit i takojnë 4 deputetë, se elektorati është shtuar për shkak të lindjeve të mëdha.

-Më kujtohet, tha Luli.

-Po tani mo zoti kryetar, pse nuk e bëni problem, që ka rënë jeta seksuale në Kukës. Për tre vjet s’kena bë kurgjë me gratë, dhe na e hoqën një deputet si ndëshkim.

-Ke të drejtë, tha Luli. Kjo është padrejtësi që e bën pushteti i krimit dhe drogës, por ne do ta përmbysim.

-Dakord o zoti kryetar, po duhen caktur prioritetet për ndryshim. Për shembull, në Kukës prioritet duhet të jetë ringjallja e jetës seksuale të kapim nivelin e vitit 2013. Pra këtu ndryshimi duhet të vijë nga poshtë, jo nga lartë. Kështu që mendoj, se më mirë do jetë të na sillni do viagra, e të bëjmë punën që na takon si burra, se sa me ardh ju vet, se ju na shkrefni komplet.

-Ke të drejtë, tha Luli, që nuk e dëgjonte fare çfarë thoshte. Flamurin do ta keni këtu natë e ditë dhe besoj mjafton. Kukësi e ka ndjerë mungesën e tij, por tani do ta keni këtu dhe gjithçka do rregullohet.

1 komente në “Luli cakton prioritetet për PD, në fshatin e Flamurit”

  1. Gjoleka 2 says:

    Mero kuksianet te nderzefshin motren. Kuksianet jane trima e jo çam besprere si puna jote. Luli Flamuri e gjithe Kukesi te hipin e te zbresin sa here te duan ty e races tende te ndyre, Ne fund merrja ne goje ndonje kuksiani se te vlen. Publikoje kometin o motershkoqem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje