“Miqtë e Trump-it” mblidhen në Kamëz dhe bëjnë qeverinë "Trump" në Shqipëri

4 Dhjetor 2016, 18:44Antena TEMA

Shoqata “Miqtë e Trump-it” e krijuar në Tiranë në mbështetje të presidentit Donald Trump, i cili sipas tyre është i kërcënuar në Shqipëri, pasi është koloni e Sorosit, ka bërë sot mbledhjen e parë të saj. Për të respektuar qytetin e Kamzës, e cila e ka bërë Trump-in qytetar nderi, u vendos që mbledhja të bëhet në Kamëz.

Nga mbledhja ju dërgua një letër presidentit Trump, ku shpjegoheshin objektivat e shoqatës dhe kërkohej këshilla për disa probleme të paqarta:

“I nderuar president.

Ne, një grup shqiptarësh të djathtë, të vendosur të mbrojmë fitoren tënde në Shqipër, jemi mbledhur sot të shprehim mbështetjen tonë të pakufi, për fitoren tënde.

Edhe pse nuk jemi konsultuar, ne i kemi hyrë punës për të bërë qeverinë Trump dhe në Shqipëri.

Paralelisht me ju, ne po piketojmë njerëzit në poste analoge në Shqipëri dhe puna po na ecën shumë mirë.

Presim të caktosh dhe sekretarin e Jashtëm me qëllim që të jemi të qartë dhe për politikën e jashtme.

Emërimet e deritanishme nuk na kanë befasuar, pasi dhe ne kemi analogët tanë në Shqipëri.

I vetmi problem është emërimi i miliarderit për ministër Tregtie, pasi ne nuk kemi akoma miliarderë, por do vëmë Gon Dukën, një milioner, me shpresë që do bëhet shpejt miliardierë.

Tani i vetmi problem është tek politika  e jashtme.

Me aq sa kemi dëgjuar nga ju, ne duhet ta kemi mirë me Rusinë.

Kjo gjë na ka futur në qorrsokak, pasi në disa raste jemi nxituar dhe kemi sulmuar Rusinë.

Shabani, një diplomati jonë, ka zbuluar dhe një rrjet pro rus në shtyp.

Tani duhet ta dimë ne, të bëhemi më këtë rrjetin pro rus, apo t’i sulmojmë ata dhe të bëjmë rrjetin tonë pro rus.

Na lajmëro sa më shpejt, pasi duhet ta dimë se ku duhet t’i shpreh pikëpamjet e saj për botën, blogerja jonë e njohur Karmina, në portale pro ruse, apo antiruse.

Nga pamja asaj i takon t’i shpreh në pro ruse, pasi ngjan pak si moldave, por sidoqoftë ju e dini.

Ne presim udhëzimet.

Jemi po ashtu të shqetësuar nga një vizitë e ministres aktuale të Sorosit që merret me Kulturën në Rusi.

Kjo gjë na ka irrituar shumë.

Ku ishin deri tani këta të Sorosit, tani u kujtuan këta që fitove ti?

Kjo gjë na duket si grabitje idesh, ndaj duam që të mbash sa më shpejt një qendrim.

Se këta janë mësuar të shkojnë në dasëm me lugë në brez, por ne kemi kaq kohë që luftojmë për ty.

Ne sot e kemi takimin e pare, por në takimin e dytë, duam të jemi më të qartë.

Të lutemi na udhëzo shpejt dhe emëro sa më parë sekretarin e Jashtëm, që ta kompletojmë dhe ne qeverinë.

Ne edhe për pro ruse, dhe për anti-amerikane kemi Editin Harxhin.

Po duhet edhe me formim sovjetik, edhe pro amerikan, kemi Fahriun.

Edhe diçka në fund.

Emërimi si ambasadore në OKB, të asaj guvernatores së Karolinës që e ke pas kundër, na ka vënë në siklet.

Ne jemi gati të emërojmë Mzatin e Kamzës në OKB, por ky nuk pranon që ka kritikuar ndonjëherë Doktorin.

Sa ta bindim për këtë do ta mbyllim si emërim.

Në pritje të udhëzimeve tuaja.

Shoqata “Miqtë e Trump-it”, Kamëz!”

1 komente në ““Miqtë e Trump-it” mblidhen në Kamëz dhe bëjnë qeverinë “Trump” në Shqipëri”

  1. elena says:

    Mund te kete shume hipokrizi brenda ketij shkrimi , por nje gje eshte per tu pershendetur tek Trump : Ai do te kerkoje me force te madhe Limitimin e te zgjedhurve ne Kongres dhe Senat . Asnje te mos kete te drejte te rikandidoje pas 2- termave si i zgjedhur . Ah sa do te desha qe edhe kjo te ndodhte edhe ne Shqiperi ku te gjithe politikanet e zgjedhur te mos kene te drejten e perfaqesimit mbas 2 mandateve . Kjo do ta shpetonte Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje