Doktori ka postuar një status në Facebook ku thotë se ai ka thyer rekordin e tij në ecje, pasi ka ecur 1184 km, sa është gjatësia e Italisë. Pra në një farë mënyre Doktori ka ecur me këmbë, nga Jugu deri në Veri të Italisë.
I tronditur nga njoftimi, Flamuri nxorri makinën llogaritëse dhe logariti me sa ditë e ka bërë Doktori këtë.
Duke llogaritur një shpejtësi prej 5 km në orë, dhe nga 10 km në ditë, Doktori i binte që e kishte bërë këtë rrugë për 118 ditë ose 237 orë ecje.
Këtu Flamuri u fut në mendime.
E para gjë që i erdhi në mend është se ku e bënte ecjen Doktori. Ai bënte ecje vetëm tek vila e tij luksoze tek Gjiri i Lalzit. Pra sipas kësaj deklarate, Doktori i kalon së paku 120 ditë në vit në vilë, ose një të tretën e vitit.
Duke llogaritur që edhe Flamuri ka vilën e vet atje, dhe nuk i ka bërë kaq kilometra, vendosi dhe ai që do të rrijë 120 ditë atje.
Por dhe këtu u turbullua. Përfytyroi një ditë veten që do të dilte në ecje dhe kishte para Doktoritn.
Cfarë do bënte?
Nëse do shpejtonte t’ia arrinte, dhe t’i fliste, ai mund të mos kishte qejf t’i fliste. Kjo do ta vinte në siklet. Nëse do t’ia kalonte vetëm duke e përshëndetur, do kishte gjithë kohën vështrimin e tij në shpinë dhe kushedi çfarë mund të mendonte për të. Për shembull do thoshte me vete, “kur u bë me vilë në Lalëz dhe Flamuri që ishte pa shtëpi, pa punë, pa bukë, para se të bëhej minister”…dhe mund t’i ngriheshin nervat.
Pastaj vendosi sikur t’i rinte në distancë pa e kaluar, por problem ishte se kur Doktori të kthehej do ta shikonte nga larg dhe do fillonte të mendonte, “ore ky Flamuri vetëm në vilë rri, nuk shkon të bëjë opozitë” dhe pastaj do merrte Lulin t’i thoshte mos ta shoh aty atë Flamurin, se ngeli tek vila në plazh.
E vetmja gjë që mund të bënte ishte të ndërronte orar dhe nëse Doktori e bënte ecjen në mëngjes, ky ta bënte në darkë.
Po pastaj i thanë që atë punë e bën Ilir Meta dhe do ndeshej me të në rrugë. Dhe aty kishte dilemat e veta. Meta mund ta pëshëndeste dhe të bënte muhabet me të, por dikush mund ta shikonte dhe do raportonte tek Doktori që Flamuri është shitur tek Meta.
I zënë ngushtë, mori Rulin në telefon dhe ia shpjegoi hallin.
-Si t’ia bëj, tha, ta përshkruaj dhe unë gjithë këtë distancën e Italisë që ka bërë Doktori, por të mos ndeshem me të përditë se e kam problem.
-Po shumë e thjeshtë,- i tha Ruli. Futja nesër me makinë në Bari, ik në jug në Sicili, nisu nga Sicilia deri në Bolzano. E bën brenda ditës dhe shpëton, nuk të shikon njeri me se e bëre. Se dhe Doktori me makinë i ka bërë Lalëz-Tiranë, por mendon se i ka bërë me këmbë.
undefined
Doktorit po i vjen ngordhja dhe po bo si Mao Ce Duni qe bote sikur kalonte lumin me not,nuk e di Muli dhe doktori a dine me i dhone bicikletes se te dy shpellare jane.