Jari mer lekët e qofteve, por qeveria s’ka paguar për pijet

6 Dhjetor 2016, 18:37Antena TEMA

Qeveria më në fund u bë zemërgjerë dhe i shtoi Jarit gjysmën e shumës që kishte kërkuar për buxhet, për shkak të qokave që parashikon me rastin e ikjes nga Presidenca.

Qeveria arsyetoi se meqë zgjedhjet do bëhen më 18 qershor, Jari duhet të iki dy muaj më parë, kështu që i takon gjysma e asaj që ka kërkuar.

Por zëdhënësi i Jarit, doli në konferencë për shtyp dhe kërcënoi përsëri:

“Të nderuar gazetarë.

Jam sot këtu para jush për të denoncuar qeverinë, e cila në përpjekjet e saj për të denigruar institucionin e presidentit, i shtoi asaj vetëm gjysmën e shumës së kërkuar si shtesë buxheti.

Siç dihet, ne kemi sebepe të mëdha përpara.

Përveç disa detyrimeve familjare që presidenti ka për parukieren, fizoterapistin, shoferin dhe rojen tek Pallati i Brigadave, ai ka dhe detyrime shtetërore, pasi do shtrojë një darkë të madhe lamtumire, me rastin e mbarimit të mandatit.

Nga llogaritë e bëra, na rezulton se shuma e shtuar nga qeveria mjafton vetëm për të bërë një darkë me qofte, nga një bërxollë, sallatë jeshile dhe revani.

Pasi ja parashtruam kërkesën tonë Komisionit të Financave, ata na thanë se kjo është menu e pranueshme dhe duhet të vazhdojmë me këtë standart.

Kur ne i kërkuam llogari se nuk dalin lekët për pije, Arben Ahmetaj na u përgjigj me arrogancë, se fshatarët nuk pinë verë, po pinë fanta “Fresh” dhe ato janë të lira.

Ky është një ofendim i madh për institucionin tonë dhe ne nuk do ta pranojmë kurrë.

Ne do ta çojmë buxhetin për këtë shkak në Gjykatën Kushtetuese, dhe do t’i kërkojmë asaj të marrë një mendim nga Komisioni i Vencias.

Do t’i qendrojmë në kokë përkthimit se mos e bën ai gjermani i BE.

Për të qenë të sigurtë, një version do ta përkthejë vetë presidenti.

Pasi të vijë përgjigjia nga Venecia, do shprehim sërisht protestën tonë, dhe do zbulojmë që dikush ja ka çuar më parë Venecias draftin dhe ajo ka manipuluar me dy drafte, kështu që në fund do vendosë vet Gjykata.

Dhe gjykatësit kanë dhënë fjalën se do ta marrin vetë fatin e buxhetit në duar, pasi ata janë të ftuar të gjithë tek darka që do bëjë presidenti.

Për procedurë do të kërkojmë nga Venecia ta kthejë përgjigjen në mars, me qëllim që qeveria të mos ketë asnjë lek për të harxhuar.

Ata që duan të na lënë ne pa pije në darkën tonë, ashtu kanë për të ngelur vetë me gisht në gojë pa asnjë lek.

Tani do provojnë se me kë kanë të bëjnë.”

2 komente në “Jari mer lekët e qofteve, por qeveria s’ka paguar për pijet”

  1. Toni says:

    Kjo eshte e verteta e hidhur e jona.Por mos te harrojme qe dhe te gjithe keta ne krye jane pjese e shoqerise sone.O balo te hengert tenja se e ke te keqen brenda.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Mua në TemA nisi kënga
      Ashtu si na e ka ënda
      O Jaro të hëngërt tënja
      E keshe të keqen brëna.
      ?
      Meqë s’vate terapisti
      Labçe ja mori Gopisti
      Ja fut Jarit një bërdaf
      Me qofte, paçe-pilaf?

      ?
      I kujton shërbim e zbor
      I kujton Çajin me klor
      I kujton Parti- Enver
      Jari, gati kurdoher.
      ?
      Me shkusi mori Odetën
      Groshë- pilaf mbushte gavetën
      Ish i gatshëm kurdoher
      Zelli madh, u bë kapter.
      ?

      Të tjerë burra s’ka ky vend
      Po bën Jarin President!?
      TemsA ison të ma mbani
      Preçedent Bujar Nishani???
      .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje