Pas këmbënguljes së Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, që të marrë dëshminë e Doktorit, ky i fundit ka bërë një refuzim publik për të dëshmuar, nëse nuk jep dorëheqje Taulant Balla nga posti i kryetarit.
Në arsyetimin me shkrim që paraqiti pranë Komisionit, thuhet:
“Të dashur anëtarë të Komisionit.
Kisha vite që e prisja këtë ditë për të dëshmuar para Komisionit për ato që kanë ndodhur me privatizimin e kompanisë OSHE dhe kalimin e saj në CEZ.
Por ëndrra ime tashmë është goditur rëndë nga fakti se Edvin Rama nuk i duron dot të vërtetat e mija dhe ka vënë kryetar komisioni, Taulant Ballën.
Tani më thoni ju mua të nderuar deputetë, si mund të dëshmoj unë para këtij njeriu?!
Edvin Rama e ka caktuar atë, vetëm e vetëm që ky Komision të dështojq dhe që të mos zbulohet kurrë e vërteta e CEZ.
Ata duan që unë ta marr me vete në varr këtë të vërtetë, por unë shpresoj se do vijë një ditë, t’ua them shqiptarëve atë të vërtetë.
Taulant Balla nuk do më detyrojë mua përjetësisht ta mbaj brenda vetes të vërtetën e hidhur.
E dyta që kam mësuar, është se ai ka kërcënuar që do më marrë me policë në Komision.
Unë mendoj se ky është një kërcënim i cili mund të mobilizojë dhjetra e qindra demokratë të ngrihen në këmbë në mbrojtje timen, dhe kjo mund të na japë një frymë optimizmi para zgjedhjeve.
Më kujtohet se në vitin 2000, kur më arrestoi Ilir Meta, Edi Paloka e gdhiu para komisariatit derisa e futën dhe atë brenda.
Shpresoj të ndodhë sërisht kjo mrekulli.
Së treti, unë nuk mund të dëshmoj për CEZ pa u vendosur se çfarë do bëhet me koalicionin me LSI.
E gjithë këmbëngulja e Edvin Ramës bëhet me qëllim që unë të përsëris ato që kam thënë dikur në Kuvend për DIA e CEZ, dhe të më armiqësojë me LSI dhe të mos hyjnë ata në koalicion me ne.
Por ai gabon rëndë.
Nuk jam aq naiv të flas për këtë çështje, pa u vendosur se çdo bëjë LSI me koalicionin.
Do presim të mblidhen forumet e LSI të marrin vendim, t’ia komunikojnë zotit Meta, pastaj do shkoj unë para Komisionit.
Së fundi, kam dhe një arsye personale.
Kam marrë vesh që Taulant Balla do më ulë në karrige dhe do më pyesë për ditëlindjen, vendlindjen dhe emrat e prindërve.
Kjo nuk është problem për mua personalisht, por nëse demokratët e vërtetë në gjithë Shqipërinë, shikojnë që unë i jap llogari Taulant Ballës, atëhere ata dekurajohen dhe goditet shpresa për fitore.
Këtë nuk do ta lejoj kurrë.”
Leri denglat Sali por shko para grupit hetimor dhe pergjiju pyetjeve