Luli e mori me gëzim punën sot. Gjushi i Durrësit i kishte dalë në shteg, pasi kishte pranuar që Lul Berisha ta bënte punën vullnetare në Bashki në kuadrin e dënimit për Shërbimin e Provës. Pasi e denoncoi në Tiranë, u nis në Durrës.
-Dua gjithë deputetët e Durrësit me vete, i tha sekretares.
-Ed Halimi është kryesori, i tha sekretarja. Atë ke dhe jurist.
-Shumë mire, tha Luli, Ed Halimin ma sill.
Pas pak sekretarja e mori përsëri.
-Ed Halimi më tha nuk vij dot në Durrës për atë punë, se ashtu është puna.
-Po eja thuaj, se do denoncojmë Gjushin, se ka liru Lul Berishën.
-I thashë, tha sekretarja, por më tha ashtu është një punë, nuk vij dot, ma bë hallall.
Luli turfulloi dhe u nis vetëm për në selinë e PD.
U sigurua që Asmoni nuk e kishte mbyllur prapë derën me çelësin e tij, dhe u nis.
-Thirr ndonjë nga PD e vjetër,i tha Bylykbashit, se ata janë trima.
-Kam thirrur Kilen e Bashkisë, i tha Bylykkbashi, por dhe ai si me përtesë e ka.
-Po ça ka mo burrë, i tha Luli?
-Ku di unë, seç më thotë më kan pas ndihmu më ’96-n këta djemtë, kemi rrahur dhe Servet Pëllumbin tek “Pallati i Sportit”.
-Hajde thuaj, se kanë kalu 20 vjet. Nderi ka afat. Merr pak dhe këshilltarët e Bashkisë që kemi, të kërkojnë shkarkimin e Dakos.
-U thashë, tha Bylykbashi, por pesë prej tyre nuk duan të vijnë fare, pasi ata kanë ndërhyrë tek Dako për atë vërtetim. Më thanë flisni një herë me Pëllumb Berishën.
-Ashtu, tha Luli i xhindosur. Po fol me këtë Pëllumbin, kush është ky?
-Deputeti jonë ka qenë, por e ka kushëri Lulin dhe ata duan një farë leje.
-Ashtu, tha Luli i tërbuar. Thuaj atyre që ne do t’i shkojmë deri në fund, t’i çojmë para drejtësisë ata dhe Gjushin që e ka liruar.
-Mirë që më kujtove, i tha Bylykbashi, se më mori ky gjyqtari që e ka liruar. Më tha si do t’ia bëjmë të mos bëjmë më zhurmë, se do më kapë “Vetting-u”.
-S’ka faj gjyqtari, tha Luli, fajin e ka Vangjush Dako. Vetting-u të kapë Vangjushin, jo gjyqtarin, ça faji ka gjyqtari.
-Dakord, po ishte pak i trembur. Më tha, i kemi pas ndryshe fjalët me Ed Halimin. Mos më prisni në besë.
-Nuk kemi punë me gjyqtarët, tha Luli. E kemi vetëm me Gjushin.
Duhet ta detyrojmë të flasë. U thuaj këshilltarëve të dëshmojnë çfarë tha Gjushi, kur e denoncuam ne.
-Nuk e di shef a u duhet zënë besë, por ata thonë që Gjushi sapo dëgjoi Lulin, tha: “Unë punë vullnetare për ata që janë dënuar kam ofruar deri më tani në 38 raste. Me sa di unë, dhe Luli në Bashkinë e Tiranës ka ofruar me dhjetra raste. Po qe se u dhimbset Lulzim Berisha, jam dakord të vij në vend të tij, ose Lulzimi, ose vetë Berisha, ose të dy bashkë e të punojnë vullnetarisht, se mund t’u duhet si biografi po u dënuan më vonë.