Doktori shpjegon pse ja fali jetën Edi Ramës më 21 Janar

13 Dhjetor 2016, 19:39Antena TEMA

Për herë të parë Doktori ka bërë një rrëfim publik, pse ja ka falur jetën Edi Ramës më 21 Janar. Shpjegimi i tij u bë publik gjatë intervistës me Sokol Ballën.

Balla: Zoti Berisha, mos u shqetësoni, unë nuk jam Taulant Balla. Për lehtësi komunikimi më thërrisni Sokol.

Doktori: Sokol të përshëndes. Ke qenë dhe mbetesh demokrat i vendosur.

Balla: Edhe më 21 Janar kur më shpalle puçist?

Doktori: Ishte një gabim, e korrigjuam. Pashë tabulatet e tua, me thënë të drejtën si pashë vetë, po më thanë, s’ka asnjë shenjë thanë. Ka biseda vetëm me disa femra. Reflektova dhe u tërhoqa.

Balla: Ke ndonjë shpjegim pse vrave atë ditë?

Doktori: Ishte e domosdoshme. Ata po vinin drejt Kryeministrisë. Sipas traditës, kur demonstruesit hyjnë në Kryeministri, ngjiten në kat të tretë tek zyra e kryeministrit dhe ai ikën nga tuneli nëntokësor. Siç e mbaj mend më 14 Shtator, ata kanë hyrë në zyrë dhe kanë bërë jashtëqitjen mbi tavolinën e kryeministrit. Kjo është e patolerueshme. Përfytyro sikur Edi Rama të ngarkonte për këtë çështje Tom Doshin. Donte dy ditë të pastrohej Kryeministria.

Këtë nuk mund ta toleroja. Ndaj u desh të vrisnim.

Balla: Po pse pikërishtë atëhere? Ata po shpërndaheshin.

Doktori: Pikërisht atëhere garda verfikoi se ndërsa turma po shpërndahej, katër persona po rrinin rrotull me duar në xhepa dhe të sikletosur. Menduan se ishin pjesë e planit për të poshtëruar zyrën e kryeministrit. Kemi përgjime telefonike për këtë. Një nga puçistët i ka çuar sms Edi Ramës dhe i thotë, “shko ço njërin t’i bëjë shurrën tek dera e Kryeministrisë”. Po prisnim pikërisht atë skenar.

Balla: Po sikur të ishte afruar Edi Rama, a do ta vrisnit?

Doktori: Kurrën e kurrës. Doja vetëm ta trembja duke i thënë që do të vras. Kisha besim që do funksiononte dhe funksionoi.

Balla: Po ju sapo thatë se do ta vrisnit po të vazhdonte?

Doktori: E thashë nisur nga fakti që ai do udhëhiqte turmat në zyrë dhe të më dhisnin mbi tavolinë. Por vonë kuptova se ai nuk e kaloi Lanën, pasi e kishte bërë në brekë që atje dhe ishte kthyer.

Balla: Për këtë ja falët jetën?

Doktori: Gara ishte kush do mbushte brekët i pari. Për mua i mbushi ai deri sa nuk erdhi dot deri aty.

3 komente në “Doktori shpjegon pse ja fali jetën Edi Ramës më 21 Janar”

  1. Pokeristi says:

    Fantastike!…E Madhe ne te gjitha planet.

  2. Thimjo Vaso says:

    Po qe se do te funksionoje vetingu qe une nuk e besoj i ka ardh koha qe ky kriminel te paguaj per te gjiha te keqiat qe i ka shkaktuar vendit dhe popullitne keta 26 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje