Humori i se djelës: Kaçi i zi, Trumpi dhe Muri i Mitrovices

11 Dhjetor 2016, 20:23Antena TEMA

Mitrovica fton Berlinin të reflektojë për prishjen e Murit

Serbët e Mitrovicës së veriut, kanë ndërtuar një mur që ndan në dy pjesë Mitrovicën, njësoj si Berlini dikur. Muri ka shkaktuar shumë debate në Kosovë, e deri në Bruksel.

Përgjigjia më qesharake që tentonte të ulte zemërimin, erdhi nga Brukseli. Rekomandimi i tyre, ishte që edhe muri të mos prishej, edhe qytetarët të mos pengohen të kalojnë. Dhe për këtë propozuan një palë shkallë mbi mur.

Sikur kjo shpikje gjeniale, t’u kishte shkuar në mendje në Tetor të vitit 1989 në Berlin, muri nuk do kishte rënë, Gjermania nuk do ishte bashkuar bile dhe komunizmi mund ta shtynte dhe ca.

Nga “bashkë vodhëm”, në “bashkë humbëm”!

Lulzim Basha mbajti një fjalim emocional para dhjetëra mbështetësve në oborrin e SHQUP-it, ku deshi t’u tregonte se ata do jenë përgjegjës njësoj si ai, nëse PD humbet në zgjedhje, pasi ai do t’i lërë në dorë të tyre kandidaturat.

Demokratët e u hutuan shumë dhe një prej tyre pyeti deputetin Ruli se ç’kuptim kishte kjo lëvizja e Lulit dhe a ka ndryshim me lëvizjet e Doktorit.

-Jo, i tha Ruli, nuk ka shumë ndryshim. Ky është duke u paralajmëruar, se po humbi, do thotë “bashkë humbëm”. Kurse Doktori kur humbi numuroi gjithë tenderat që kishte bërë për tetë vjet, duke u thënë që “bashkë vodhëm”.

Kaçi i zi sqaron një dhjetorist!

Kaç Islami ishte sot në oborrin e SHQUP-it mes demokratëve që festonin formimin e PD. Një ish-dhjetorist i nxehur ju afrua dhe nuk e mbajti dot inatin.

-Po ti mor burrë nuk rrije dot në shtëpi sot i tha, apo do na e shpifësh patjetër festën.

-Çke me mua,- i tha Kaçi. Unë në shtëpi time jam. Dhe më 11 Dhjetor të 1900 në oborr të SHQUP-it kam qenë në gatishmëri. Ju më keni ardhur në shtëpi time.

Shpjegimi pse Trump nuk ndikon në zgjedhjet në Maqedoni

Zgjedhjet në Maqedoni nuk duket se do sjellin ndonjë suprizë. Ato u zhvilluan të qeta dhe duket se do përsëritet trendi i rezultateve të mëparshme.

Një gazetar amerikan pyeti Gruevskin: A nuk ka ndikim fitorja e Trumpit në Maqedoni, që po ngelen gjërat njësoj?

-Më vjen keq i tha Gruevski. Jemi ne, ata që kemi ndikuar në zgjedhjet e Trumpit në SHBA, jo Trumpi tek ne. Bile me disa kalamaj nga një katund e kemi bërë president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje