Doktori shpjegon se dëshmia nuk quhet pasi nuk u betua!

12 Dhjetor 2016, 20:31Antena TEMA

Të nderuar demokratë dhe demokrate!

Taulant Balla ka hap fjalë, se unë ju fsheha policisë që ai dërgoi në shtëpi sot, para se të shkoja në Komisionin parlamentar.

E vërteta është krejt ndryshe.

Siç e dini, unë isha betuar mos me shkue në atë Komision, pasi Taulant Balla ka shpif për familjen time.

U betova që nuk do të shkoj dhe nuk trembesha nga policët që ai dërgoi.

Kur policët trokitën në derë, unë po flija gjumë, pasi fle në drekë, dhe Lili pa nga vrima e syrit magjik, uniformat e policisë.

Erdhi më zgjoi dhe më tha:

-Sali, kanë ardhur të të marrin!

Në atë moment mu kujtue arrestimi i parë në vitin 2000 nga Ilir Meta.

Dhe Lilin e kishin kap ato ethe.

-Mos u tremb, i thashë. Mbaje veten dhe më bë gati rrobat.

Kështu u vonova pak, se ajo filloi të bëjë gati pizhamat, pandoflat dhe ndërresat.

Ndërkohë që ajo bënte gati ndërresat, fillova të mendoj se çfarë kisha bërë unë, që të më merrnin.

Asgjë! Thirra rojen e sigurisë dhe ai më tregoi urdhërin për shoqërim.

Aty pashë se bëhej fjalë për me shkue në Komision parlamentar.

Fletëthirrja nuk ishte firmosur nga Taulant Balla dhe unë mendova se ai ka dhënë dorëheqje.

I thashë gruas të mos i bëjë gati ndërresat, se do shkoj në Komision.

Ashtu bëra. Pas dhjetë minutash arrita në Komision.

Aty pashë se Taulant Balla nuk kishte dhënë dorëheqje.

Aty shpërtheva nga inati.

Kur ai më kërkoi të betohesha, unë nuk u betova.

I thashë “nuk pranoj të betohem para teje mor mashtrues”.

Dhe vazhdova fola atë që doja për gjysëm ore.

Të dashur demokratë dhe demorkate.

Po shikoj se në rrjetet sociale, ai po e paraqet këtë si një marrje me forcë në Komision dhe si një trembje timen.

E vërteta është kjo që thashë më lart.

Unë shkova se nuk e dija që ai nuk ishte tërhequr dhe kur shkova, nuk u betova.

Ndaj të dashur demokratë, gjithë çfarë kam thënë në Komision, janë dëshmi fallco, pasi nuk janë dhënë nën betim.

Ai nuk mund të më marrë mua kurrë fjalën e besës, pa dhënë më parë dorëheqje.

Unë nuk shkel kurrë të dëshmoj para tij të vërtetën, deri sa të jetë ai aty.

Mashtruesi meriton vetëm mashtrime.

I jueji, Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje