Gjykata Kushtetues e Shqipërisë ka dhënë një shpjegim zyrtar, përse nuk ka mbërritur ende në Tiranë opinioni i Komisionit të Venecias. Zëdhënësi i gjykatës në një njoftim për publikun thotë:
“Të dashur qytetarë.
Meqë 93 për qind e shqiptarëve e duan reformën në drejtësi dhe ne si Gjykatë Kushtetuese e duam këtë reformë se nuk mund të ndahemi nga populli.
Siç e dini, ne i kemi kërkuar Komisionit të Venecias, të na japë një mendim për këtë çështje.
Komisioni i Venecias, sipas shtypit, e ka marrë vendimin e vet, por ne nuk na ka mbërritur.
Kemi këkuar në internet me emrin “Komisioni i Venecias’, por nuk na del asnjë faqe e tillë.
Pastaj u konsultuam dhe na thanë se duhet t’i shtoni tre here para kësaj fjala, www.
E bëmë dhe këtë provë dhe sërisht nuk na doli.
Pastaj i shtuam nga mbrapa .al, .it, .org, por prapë nuk na doli.
Kjo nxit dyshimet e bazuara, se kjo faqe nuk ekziston.
Për këtë arsye i kemi kërkuar Komisionit të Venecias me faks, të na e dërgojë me postë opinonin, por që të bindemi që është origjinal, ata duhet ta vulosin në Prefekturën e Venecias dhe pastaj t’i vënë vulë apostolike në Ministrinë e Jashtme italiane dhe në Ambasadën tonë në Romë.
Pasi të marrin këto tre vula, ata duhet ta dërgojnë postën me linjën “rekomande”, por jo përmes postës shqiptare, pasi për atë të kërkojnë doganë këta të qeverisë, pasi zarfi peshon.
Kur t’i bëjnë gjithë këto procedura, ne shpresojmë që zarfi të ketë mbërritur tek ne, para vitit të ri.
Pastaj meqë janë festat e fundvitit, ne mendoj të mblidhemi nga data 6 janar dhe të fillojmë të lexojmë opinionin.
Për këtë kemi nevojë për përkthyes profesionistë dhe mendojmë që t’i marrim një rekomandim për përkthyes dhe kryetarit të PD, pasi siç ka thënë vetë, ka mbaruar dhe në Hollandë dhe e ka bërë shkollën anglisht.
Pas kësaj do kemi një opinion në shqip.
Aty nga fundi i muajit janar, do fillojmë ta lexojmë opinionin në shqip, dhe do fillojmë të mendohemi.
Mendoj që nëse i japim pak vrull punës, meqë është çështje e nxehte, deri në mars të dalim me një konkluzion.
Kështu që shpresojmë që në fund të marsit ta kemi vendimin gati.
Por siç dihet, në prill fillon procedura e zgjedhjes së presidentit, dhe nuk do të jetë mirë ta shpallim vendimin, se ndikojmë në zgjedhje.
Kështu që puna ngelet për në maj.
Por në maj fillon fushata elektorale dhe nuk është mirë që të përzihemi në politikë, ndaj mbetet për në fund të qershorit.
Meqë nja dhjetë ditë zgjat numërimi dhe sherri për mandatet, mbetet korriku.
Por siç e dini të gjithë, në korrik, Gjykatat marrin pushime dhe hapen në shtator.
Në shtator siç dihet formohet qeveria e re dhe nuk duhet të ndikojmë, ndaj muaji më i mire për ta shpallur vendimin ngelet tetori i vitit që vjen.
E gjitha kjo do të mundësohet nëse na mbërrin këtë muaj me postë opinioni i Venecias.”
undefined
undefined