Fazlliçi, hapja e PD dhe Koçua në Greqi

18 Dhjetor 2016, 19:51Antena TEMA

Luli takohet me Fazllicin në Vjenë

Lulit iu shfaq në aeroportin e Vjenës Fazlliçi.

-Ku je miku im, kam kohë pa të parë. Më thanë se të është vështirësuar puna, çdo fundjave nga Tirana në Amsterdam.

-Ja përpiqemi, tha Luli, i ka ca mundime kjo punë.

-Si e kam Kunatin, e kam pas admisntratorin më të mirë që kam pasur në biznes.

-Po ja, mirë mundohet dhe ai tha Luli, mban financat e partisë.

-Doktorin si e kam dhe atë kam kohë pa e parë?

-Ja mundohet dhe ai më mban në këmbë këto militantët e partisë.

-Burrë i mire, më ka dalë zot në kohë të vështira,- tha Fazlliçi.

-Se nuk të pyeta, vjehrrin si e ke? Dhe ai ishte burrë i mirë.

-Po mirë duket, mbahet. Ja prishën atë pallatin në Vlorë por ka marrë lekët. Merret nga pak me vajzat kur jemi në Tiranë.

-Më bëhet qejfi, i tha Damiri. Kam dëgjuar që më kanë hapur prapë çështje penale aty. A të vij të bëj një konferencë shtypi, t’i hedh poshtë të gjitha akuzat?

-Jo, i tha Luli, se të kanë arrestuar dhe avokatin, se e kapën të pirë në makinë.

-Kur e arrestuan, nuk di gjë tha Fazlliçi. Doktorin, e kam parë sot në Facebook, ishte i lirë.

-Ah jo Doktorin, po atë avokatin që merrje me vete në prokurori.

-Aha se më trembe tha Fazlliçi, se unë avokat kam pasur Doktorin. Ai e bënte mbrojtjen me konferencë shtypi, pastaj në Gjykata zbardhte konferencën dhe shkruante vendimin.

 

Kocua pagëzon emigrantët në Greqi “si nuse të martuara” tek fqinji

Kocoja ka qenë këtë javë në Athinë në takim me emigrantët. Duke folur për lëvizjen e tij të re, Koco kërkoi që emigrantët ta konsideronin veten, si vajza të martuara në Greqi që nuk duhet të harrojnë derën e babës kurrë.

Pas kësaj në sallë plasën debatet, pasi ishin në shumicë burra.

Njëri prej emigrantëve u ngrit në këmbë dhe kërkoi fjalën.

-Shoku Koco tha. Faleminderit për konsideratën, që na trajton të gjithëvë si gra, që nuk duhet ta harrojmë derën e babës. Por sic e shikon ne jemi në shumicë burra. Tani nëse e vazhdojmë më tej këtë muhabet, del keq.

-Më vjen keq biri im ju kthye Koco. Nga e nxjerr këtë përfundim.?

-Po ja sapo më the “biri im”, iu kthye emigranti. Tani, kur na thua “biri im”, dhe na kërkon ta konsiderojmë veten si vajza të martuara tek fqinji jugor, që duhet të kthehemi në derë babe, i bie të jemi të gjithë b…q.

 

Roja i SHQUP lë dyert hapur dhe në fundjavë

Roja i SHQUP që është dhe militanti më i vjetër I PD, ka probleme serioze me vendin e punës.

Ai është sy e vesh se çfarë thotë Luli. Pasi e kishte dëgjuar mirë këtë javë, ca ka thënë nëpër emisione, këtë fundjavë i ka lënë dyert e SHQUP hapur. Dy hajdutë kanë hyrë nga dera dhe kanë vjedhur disa kompjutera, piktura dhe kanë ikur.

Kunati vuri alarmin dhe thirri rojen urgjent.

-Cfarë ke bërë i tha, na vodhën hajdutët zyrtat.

-Asgjë shef, i tha roja. Kam lënë dyert hapur se kam ndigju Lulin që ka thënë dyert e SHQUP janë hapur për të gjithë, kush të dojë të vijë! Dhe meqë nuk erdhi asnjë gjithë javën, thashë t’i lë hapur dhe fundjavës se s’dihet i bie rruga ndonjërit. Po këtu qenka vend i mallkuar, vetëm hajdutëve u bie rruga.

1 komente në “Fazlliçi, hapja e PD dhe Koçua në Greqi”

  1. cekja says:

    Mendoja se pasi Rama e nenshkroi mareveshjen per Interkonjecionin me Kosoven, me biznesmenin “serb” Fasllic, Meroja do ta kishte haruar kete emer qe u be sebep qe nuk perlau dot ca hektare ne Gjirin e Lalzit badiava nga Berisha. Po kaq shume i ka ngelur gozhde ky deshtim, sa emri i Fasllicit do t’ja trazoje gjumin gjithe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje