Doktori sqaron deputetin Tahiri për dekriminalizimin

21 Dhjetor 2016, 18:44Antena TEMA

Siç u mësua, deputeti Tahiri i PD, rrezikon të humbasë mandatin, pasi nuk ka deklaruar që është kapur me 10 mijë lireta fallco në Itali dhe me patentë të skaduar.

Pas lajmit, Luli doli i kënaqur para gazetarëve, duke deklaruar se ligji i dekriminalizimit po funksionon.

Dashi i nxehur me Lulin mori në telefon Doktorin .

-Doktor, jam shumë i shqetësuar, tha. Unë për PD sakrifikova çështjen çame, kurse ju doni të më nxirrni në rrugë të madhe.

-Dashi ke të drejtë, por ligji është ligj dhe ne do veprojmë me forcë, pasi kjo është e vetmja mënyrë të pastrojmë parlamentin nga kriminelët e Edi Ramës.

-Po ça krimineli jam unë Doktor, bëhet fjalë për dhjetë mijë lireta, 5 euro d.m.th, ma futi kamarieri.

-Dashi, duhet të jemi vigjilentë në këto raste. Mund të ketë qenë i lidhur me Edi Ramën, kamarieri. Ndaj duhet vigjilencë. Unë nuk pi kurrë kafe pa njohur të zotin e lokalit.

-Po ça krimi është ky Doktor, unë s’kam vrarë njeri!

-Ah, këtu gabon ti. Varet se kë vret dhe përse e vret. Jo çdo vrasje është krim. Ka vrasje që janë lavdi. Kam vrarë dhe unë më 21 janar dhe do vrisja akoma. E kam thënë dhe e them hapur, do vrisja dhe Edi Ramën, por ky nuk është krim mor zotëri, është heroizëm. Nuk është aq e lehtë të vrasësh. Duhet të marrësh një  vendim të madh. Unë kam marrë një vendim të madh. Prandaj varet për çfarë vrasje e ke fjalën.

-Jo për 21 janarin, Doktor, por vrasje të tjera ordinere.

-Ah jo, të jemi korrektë. Varet çfarë vrasje është. Se vrasje ordinere janë dhe ato në Gërdec. Po ato o zotëri i shkaktoi një aksident teknologjik. Nuk mund të fajësojmë Fatmirin për ato, apo biznesmenët e tjerë të ndershëm. Ato janë punë të Zotit.

-Nuk e kisha për ato Doktor, por unë nuk jam dënuar për asgjë. Është gjyq në tentativë, si gjyqi ndaj Lulit. Luli e ka për 220 milionë euro, unë e kam për 5 euro. Unë po lë mandatin për kaq.

-A, këtu gabon ti. Luli nuk ka prek para me dorë. Ato janë vetëm firmë në letër. Ti ke prek para fallco në dorë. Ajo pastaj është krim. Është tjetër gjë, sikur të ti kishte kaluar në bankë. Ashtu s’kish si të ishin fallco.

-Po më heqin mandatin për një patentë të skaduar Doktor. Fatmir Mediu ka pas pasportë me emër tjetër dhe s’po e dënojnë. Mua po më dënojnë pse kishte kaluar afati i patentës. Ai e ka nga Mediu në Medihoxha, dhe se ka deklaruar.

-Ja këtu gabon ti. Vërtet e ka pas ndryshuar, por afati i pasaportës është respektuar. E ka pas deri më 2005, deri atëhere e ka përdorur. Pasaj ka bërë tjetër. Ke bë gabim aty, duhet respektuar ligji.

-Dakord Doktor, po vetëm për një gjë po më ngelet merak. Kam video me Zani Çaushin më 1997, kam bë deklarata që do ti q.. robt Sali Berishës dhe s’më ka thënë njeri gjë. Edhe ti je treguar fisnik. Për një patentë të skaduar dhe 5 euro fallco, po më hiqni nga parlamenti.

-Ja këtu gabon ti. E di Edi Ramën tolerant si Sali Berisha.  Po ku të fal Edi Rama po tradhtove Shpëtim Idrizin!

-Ke të drejtë, i tha Dashi. Fajin e kam vetë që tradhtova Zanin. Po më zënë gjynahet e tij.

2 komente në “Doktori sqaron deputetin Tahiri për dekriminalizimin”

  1. Turi says:

    Haha po e zen gjynahetbe Zanit. Po dashi dhe kaq e ariti qellimin e ti. Na pulaxhi u be deputet. Mjere kjo shqiperi.

  2. Peço says:

    Kjo është vërtetë shumë e bukur. Humor pa asnjë lloj teprimi, me të vërtetë dicka e zgjuar dhe argëtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje