Në debatin mbi “Koncertin e Vjenës” në Tiranë, ka ndërhyrë më në fund dhe qeveria austriake.
E tronditur nga interesi që ka ngjallur në Shqipëri, “Koncerti i Vjenës”, qeveria ka urdhëruar studime urgjente të tregut të muzikës klasike në Tiranë dhe krijimin e një “database” të gjithë adhuruesve të repertorit të “Koncertit të Vjenës”.
Në një raport urgjent të Ministrisë së Kulturës së Vjenës për Ambasadën austriake në Tiranë, thuhet:
“Zoti ambasador!
Jemi të mahnitur nga debati që ka shpërthyer në Tiranë për “Koncertin e Vjenës”.
Me sa duket, pas më shumë se 100 vjetësh, kur Austro-Hungaria luftoi për pavarësinë e shtetit shqiptar, doli më në fund në dritë shpirti i fisnikërisë austriake në Tiranë.
Populli është ngritur në revoltë për bileta, ndërsa ziliqarët duan të injorojnë koncertin, duke thënë se nuk është e gjithë filarmonia, por vetëm 36 violinistë dhe instrumentistë të tjerë.
Kjo na bën të besojmë se në atë kryeqytet, pas Vjenës, është zemra e muzikës klasike dhe kryveprave të botës.
Ne e kemi nënvleftësuar, pasi nga statistikat tona, në Operën e Vjenës, vetëm 11 shqiptarë kanë parë gjithësej Koncertin, dhe ata kryesisht biznesmenë me të dashura ilegale, që kanë dashur të duken trendy.
Ka dhe një rast të botuesit të një gazete që e ka titullin me numura, i cili ka ardhur me një vajzë, por është fotografuar duke fjetur gjumë.
Raste të tjera nuk kemi patur.
Ndërkohë në listat tona ka mbi 100 mijë rumunë, 260 mijë çekë, dhe gati 400 mijë hungarezë, që janë ndjekës të këtij koncerti.
Ne nuk na kishte shkuar mendja që në Shqipërinë e vogël gjithë populli e kishte mendjen tek Koncerti.
Ne e dinim se shqiptarët janë vetëm ata studentët që na shesin biletat tek Opera.
Aty po, ata janë dominues.
Por me sa dimë ne, ata nuk shikojnë kurrë ndonjë pjesë brenda në Opera.
Janë më të aftët vetëm të shesin biletat.
Kjo na shtyn të besojmë se jemi para një ngjarje të madhe.
Ju lutem na sillni një përshkrim të perceptimit real që ka populli atje për “Koncertin e Vjenës”.
Presim me padurim përgjigjen.”
Pas kësaj, Ambasada austriake në Tiranë i kthen përgjigje qeverisë austriake:
“I nderuar zoti ministër.
E kuptojmë shqetësimin tuaj dhe perceptimin për atë që ndodh këtu.
Edhe ne na ka gjetur të papërgatitur kjo situatë.
Nuk e dinim që këtu njerëzit mezi presin të dëgjojnë Moxartin, Vangerin, Vivaldin, Shopenin etj.
Bile kemi parë një spiker lajmesh të zhgënjyer nga Shkëlzen Dolli që po e mashtronte, pasi violina me të cilën do luante në Tiranë, nuk ishte “Stradivarius”, por një prodhim i ri jo klasik.
Ai pretendon se me violinë të tillë as në fshatin e tij nuk lejohej të bëheshin dasma.
Ne shpërndamë sot një formular tek mijëra banorë të kryqyetit dhe shënuam se nga cili autor kërkonin të dëgjonin pjesë në “Koncertin e Vitit të ri” në Tiranë.
Rregjistruam emrin e Moxaritt, Vangnerit, Vivaldit, Shopen, dhe pastaj lamë një kolonë bosh ku shënuam: “Shtoni preferencat tuaja”
Nga formularët e plotësuar na rezultoi se shumcia kanë mbushur kolonën bosh, dhe kërkojnë këta autorë: Sinanin, Miri i Nish Tullës, Majën dhe Gugun.
Ambasada nuk ka njohuri për këta autorë, por sapo të mësojmë kush janë dhe në çfarë periudhe kanë jetuar, do t’u kthejmë përgjigje”
Ka qene Fahri Paca Tek koncerti I vjenes , Jo se e shijon ate , por per tu duk trendy, dhe e ka zan gjumi! Po pace a tregtonte noi gjelltore turke aty afer koncertit?
WAGNER….,,,,WAGNER jo wangner
WAGNER….,,,,WAGNER jo wangner
ok