Zbulohet arsyeja përse nuk quhet “Koncerti i Vjenës” ai i Tiranës

19 Dhjetor 2016, 18:44Antena TEMA

Në rrjet ka plasur një teori e madhe konspirative, që Shkëlzen Doli dhe orkestra e tij që luajnë në Operën e Vjenës, nuk janë të njëjtë me Shkëlzen Dolin dhe orkestrën e tij, që vjen të luajë më 2 janar në Tiranë, repertorin e Koncertit të Vjenës.

Pas kësaj filluan dyshimet se si u zbulua ky skandal.

Një palë thoshte se një aktiviste e shoqërisë civile i ka shkruar adresës së e-malit të Operas së Vjenës dhe e ka pyetur a do vijë gjë Filarmonia e Vjenës në Tiranë më 2 janar?

-Natyrisht jo, i kanë thënë ata. Kemi pushim.

Një tjetër thotë se i ka shkruar Operës së Vjenës, nëse është e vërtetë që do ta dirigjojë Karajani orkestrën e Vjenës në Tiranë?

-Jo, ka ardhur përgjigjia nga Vjena, se Karajani ka vdekur para shumë vitesh.

Grupi i protestave tek Liqeni ndërkohë i ka dërguar letër Operas në Vjenë, duke e pyetur “nëse do pranoni të jepni koncert në një sallë afër një pylli ku po hidhet beton?”

-Patjetër, thanë ata, këtu rrotull Operas në Vjenë, nuk kemi asnjë pemë.

Konfuzioni u bë i madh, ndërkohë që biletat janë shitur të gjitha.

Më në fund një humorist i PD ka pyetur dhe ai Shkëlzen Dolin, “a është e vërtet që je ti mo burrë, apo na gënjen ky Ed Rama”?

Por ai nuk paska kthyer përgjigje, dhe kjo ka shtuar shumë dyshimet.

Më në fund shqetësimi mbërriti dhe në qeveri.

Edi Rama ngriti një grup pune në Ministrinë e Kulturës dhe kërkoi t’i bëjnë urgjent një raport se kush e ka përhapur këtë alarm.

Grupi i punës ia nisi me qetësi. Në fillim mori gjithë mbrëmjet gala të fundviteve në Tiranë, gjatë kohës së Berishës. I dilte që mbrëmje gala bënte vetëm Liria, dhe të ftuar ishin Rez Taçi, Beketi dhe nja 10 biznesmenë të mëdhenj shqiptarë që paguanin secili nga 100 deri 150 mijë euro për piktura. Në një tavolinë ishte gjithnjë dhe Fevzo me Sandrin.

Pastaj në horizont pas 2013, ishin shfaqur mbrëmjet gala të Nishanit. Këtu mungonin biznesmenët e mëdhenj, por jo Fevzo me Sandrin. Natyrisht ishte dhe parukierja, shoferi dhe shitësi i bulmetit të lagjes së Nishanit.

Nga analiza e gjithë mbrëmjeve gala, rezultonte se pika lidhëse ishte Fevzo.

Atëhere Ministria i hyri punës të analizonte blerësit e biletave dhe arriti në përfundimin se Fevzo nuk kishte biletë.

Pas kësaj i shkruajti këtë “Memo”, Edi Ramës:

-Zoti kryeministër! Koncerti i Vjenës do luhet në Tiranë më 2 janar. Shkëlzen Doli dhe grupi i tij kanë konfirmuar ardhjen dhe repertorin e Koncertit të Vjenës. Nga analiza që kemi bërë, na rezulton se nuk kemi llogaritur katër ftesa për Fevzon, Sandrin dhe gratë përkatëse. Kjo ka shkaktuar gjithë zhurmën. Të lutem na ndihmo si t’a ndreqim këtë gabim.

-E zgjidh unë, shkruajti Rama. I them Shkëlzenit të jetë në “Opinion” tek Fevzo dhe keni për të parë po nuk i tha që kam intervistuar dhe Karajanin para teje.

3 komente në “Zbulohet arsyeja përse nuk quhet “Koncerti i Vjenës” ai i Tiranës”

  1. mateo says:

    Vetem VER LLSPA i ka mbetur per t’u intervistuar!

  2. mirela says:

    Kompania ‘fantazëm’ që promovon koncertin e Filarmonisë së Vjenës në Tiranë, merret me hidrocentrale??
    Nuk kanë të mbaruar skandalet dhe hijet e dyshimit për koncertin e pretenduar të 2 Janarit në Tiranë, të Filarmonisë së Vjenës dhe instrumentisit Shkëlzen Doli. Përveç se dje ka ardhur përgënjshtrimi nga vetë Drejtori i Orkestrës së Vjenës, se nuk është aspak e vërtetë që Filarmonia më e njohur në botë do të performojë në Tiranë, një tjetër skandal mund të quhet kompania që ka marrë përsipër organizimin e koncertit fantazëm e cila ka perfituar 138 milion lek pa tender. Bëhet fjalë për kompaninë e ashtuquajtur AGE Group (Albanian General Electricity),ne pronesi te Shkelzenit e cila në kuadër të promocionit të aktivitetit fantazëm ka hapur edhe një seksion “AGE ART PRODUCTION” dhe si aktivitet të vetëm deri tani ka pikërisht promovimin e këtij eventi.

  3. Jo vetem kaq says:

    Hani mut, qeras qeveria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje