Zbulohen arsyet pse katolikët nuk pranuan politikanë në Kishë

25 Dhjetor 2016, 19:30Antena TEMA

Siç u bë e njohur Kisha Katolike njoftoi paraprakisht se politikanët nuk janë të mirëpritur në Kishën Katolike me rastin e Krishtlindjeve. Kjo shkaktoi një debat të madh në shoqëri, pasi për herë të parë politikanët tanë, nuk duhet të shfaqeshin me mikrofonë para Kishës dhe të shanin njëri tjetrin, duke uruar shqiptarët.

Vendimi i Kishës zgjoi komente të shumta.

Edi Rama: Unë mendoj se Kisha më ka lehtësuar punë, pasi, duke qenë se kam lindur në një familje ortodokse, dhe jetoj në një familje me grua myslymane, do të duhet të shkoja vetëm në kishë. Por nga pikëpamja politike, besoj se Kisha ka vepruar drejt, pasi ka 25 vjet që duron të hyjë në Kishë një njeri që u bë komunist ditën që nisi aksioni për prishjen e kishave dhe xhamive.

Ilir Meta: Shpresoj që është një vendim i marrë me qetësi, por pa dashuri. Shkuarja në Kishë e politikanëve ishte një rast për të dëshmuar që ne besojmë tek zoti, megjithëse nuk besojmë tek njëri-tjetri dhe falje të mëkateve, meqë nuk besojmë tek drejtësia. Tani ngelet të mbajm fort Vangjel Dulen, që të mos na e ndalojë as Janullatusi vajtjen në Kishën Ortodokse, pasi s’do dimë ku të falemi.

Lulzim Basha: Mendoj se është një vendim që drejtohet kundër klikës së Edi Ramës, i cili edhe pse nuk beson në Zot, shkon në Kishë, për të larë mëkatet e qeverisë së tij. Personalisht jam dakord me vendimin, por shtoj se duhet theksuar që është një vendim i marrë në kushet të jashtëzakonshme të një qeverie të krimit dhe do të anulohet kur të vij unë në pushtet.

Sali Berisha: Mendoj se është një veprim i diktuar nga qeveria e krimit, e cila duke miratuar reformën në drejtësi nën presion, mendon se tani prokurorët dhe politikanët nuk duhet të rrëfehen para priftit, por para Komisionit të “Vetting”-ut. Ai mendon se tani Shtëpi e Zotit është Kryeministria dhe jo Kisha. Jam i bindur se dhe kjo përpjekje do të dështojë dhe Partia Demokratike do t’u kthejë të drejtën politikanëve të hyjnë lirshëm në shtëpinë e Zotit.

Nard Ndoka: Unë shkova sot në Kishën Katolike si qytetar i thjeshtë. Takova Arkipeshkvin dhe i thashë “mos më paragjyko se nuk vij si politikan po vij si Nard Ndoka katolik”.

-“Si kush vjen”, – më tha, i tronditur?

-“Si Nard Ndoka katolik”, i thashë.

-“Të lutem thuaj më mirë që jam politikan se e justifikoj unë tek Zoti”, tha Arkipeshkëvi. “E kam më lehtë të them që je politikan, se sa, Nard Ndoka katolik”.

1 komente në “Zbulohen arsyet pse katolikët nuk pranuan politikanë në Kishë”

  1. Peco says:

    E degjova are pjese te meshes te mbajtur ne Katredalen Katolike qe u transmetua ne TV. Ishte nje fjale brilante, jashte cdo hipokrizie. Nje ipeshkv si ky i tanishmi do te vepronte vetem ne kete menyre, duke i perjashtuar nga mesha keta bastarde komunist pa fe dhe atedhe, te cilet e perdhosin kishen me qendrimet e tyre te perditeshme. Natyrisht, te vjen pak rende nga vehtja kur ne nje dite te tille te jesh kaq i ashper, por keta jane te hurit dhe te litarit dhe i ziu njeri e ka te veshtire ti shpetoje tundimit per tu thene te verteten ne sy ketyre specieve pa din dhe iman..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje