Prezantuesja e Festivalit të RTSH arsyeton veshjen e saj

22 Dhjetor 2016, 19:31Antena TEMA

Prezantusja e Festivalit në RTSH ka shkaktuar një debat të madh me veshjen e saj . Pas kësaj, ka pasur disa reagime të forta kritike.

Por vetë prezantuesja ka shpjeguar përse shqiptarët e kanë gabim që sillen si të skandalizuar nga veshja e saj:

“Unë kam vite e larguar nga Shqipëria dhe mezi e prita ftesën të rikthehesha të prezantoja një festival, ku jam promovuar vetë si këngëtare.

Meqë jetoj larg atdheut, çdo ditë lexoj lajme rreth Shqipërisë, dhe shumica  e lajmeve bëjnë fjalë për krime, korrupsion, shtëpi publike, seks me para, femra të veshura si prostituta etj.

Kjo më ka bërë që të krijoj një perceptim tim për atdheun, si një vend vulgar, ku të duartrokasin po dole lakuriq, ku bëhesh heroinë, po filmove dashnorin duke bërë seks me ty, ku portalet i kushtojnë më shumë rëndësi një skene me bythë jashtë, se sa një lajmi të rëndësishëm për Shqipërinë, siç janë negociatat me BE, dhe ku edicionet e lajmeve hapen me diegien e makinës së Florit dhe jo me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, apo masakrën e Berlinit.

E keqinformuar nga ky këndvështrim dhe e kequshqyer me informacion për vendin tim, u lodha shumë të gjeja diçka që ishte mes vulgares dhe popullores në këtë vend, dhe mendova që të stiloja këtë kostum gjysmë të mbuluar para dhe të hapur nga pas, meqë gjithë shtypi i ka të pasmet në faqet e para të tij.

Vendimin për këtë veshja ma përforcoi shumë dhe repertori i Festivalit, të cilit i hodha një sy para se ta prezantoja.

Duke parë se aty nuk kishte asnjë këngë për të qenë dhe asnjë autor të njohur, asnjë këngëtar që vlente dhe asnjë tekst të hajrit, thashë se e vetmja mundësi ta shpëtoja këtë festival, është të zbulohesha nga pas.

Kjo është dhe një simbolikë, që ky festival është përgatitur me bythë.

Tani reagimi juaj është shumë i fortë dhe unë jam e befasuar.

Sidoqoftë ju më njihni mua prej vitesh dhe duhet të ma bëni hallall këtë gjë.

Qenkam keqinformuar nga distanca me ju.

Dikur ju mbyllnit sytë dhe e shijonit zërin dhe muzikën time me vesh.

Tani mbyllni veshët për këto që thonë, dhe shijoni bythët e mija me sy.

Është e vetmja kënaqësi e festivalit.

E juaja, prezantusja e Festivalit në RTSH”!

9 komente në “Prezantuesja e Festivalit të RTSH arsyeton veshjen e saj”

  1. edi says:

    Ti do te ishe e denje si prezantuerse e nje festivali prostitutash. Kaq !

    1. Cingapok 1 says:

      Nuk keni asnji te drehte te ofendoni nji kengetare te shquar shqiptare,nji grua te Martuar,nji femer,
      me kte fjalor rruge. Si nuk u bete njiher njerez mehr kafshe.
      Na u dashka me ju pyt juve ,nji Artisten,cfar duhet me zgjedh ,me vesh ne skene Idiote ,te marre.

    2. The Punisher says:

      Ledina ka qene nje kengetare shume e mire. Keto fjale i paska te sinqerta. Nuk eshte goce e keqe. Sa per festival prostitutash, ai ashtu eshte….

  2. Donald says:

    Kshu je mesuar qe e vogel o virgjeresh

  3. Shqipfolese says:

    E ke thare Mero. Eshte reale por njekohesisht dhe komike.

    1. kokpalari 21 janarit says:

      Mero e ka mbushur per vete gazeten me bythe. Tani gjykon te tjeret

      1. Shqipfolese says:

        Mero nuk merret me Ledinen si person ketu. Ai merret me Ledinen si fenomen dhe me shoqerine shqiptare qe ushqen sjellje te tilla. Sa per gazeten s ke c i thua, me e mire se ato gazeta qe na i shpifen me vipa rripa.

  4. beni says:

    BRAVO LEDINA keto bejne prostitucion perdite,,,dhe u merziskan per nje veshje,,,para se te akuzosh tjetrin shiko si je vete ne fillim…///

  5. vang says:

    Ju z. MERO,keni shume te drejte te kritikoni c’do prapsi qe ndodh ne kete vend,dhe kete ,keni shansin dhe detyre ta beni ne gazeten tuaj.Duke folur per vehte dhe per shumicen qe u ka ardhur ne maje te hundes nje shtyp pa principe por sensasional deri ne banalitet,nuk mund te fajsosh publikun.Jo se nuk ndodh qe njerezit te terhiqen nga propaganda boshe ,e percipte dhe banale,.por publiku nuk e meritonte nje cfaqje te tille te z.Cela.Faji i cfaqjeve te tilla eshte i nivelit te shoqerise dhe menjehere i asaj qe promvon propaganda ne pergjithesi,pamvaresisht se jane qe te dyja te lidhura duke reflektuar njera tjeten.Duke mbyllur,thesoj edhe nje here qe sido qe te jete,publiku shqiptar,ne eveniment kombetar qe lipset seriozitet,nuk e meritonte kete cfaqie te cilesdo LEDINA Celo..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje