Partia Demokratike ka reaguar sot pasdite kundër vendimit të Edi Ramës për të shkarkuar kryebashkiakun e Kavajës, pas vendimit të KQZ.
Në deklaratën e saj, PD thotë:
“Edi Rama ka kryer sot një akt tjetër pabesie ndaj opozitës.
Ai vendosi t’i bëjë PD-së, një tjetër rreng para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, duke provokuar zgjedhje të parakohshme në Kavajë, në qytetin kështjellë të demokracisë.
Këto zgjedhje i bie të bëhen afërsisht në muajin mars, në kulmin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
Duke fituar Kavajën me metodat e tij tashmë të njohura, ai kërkon të dekurajojë popullin opozitar, duke mos u futur në zgjedhje.
Partia Demokratike kërkon anulimin e këtij vendimi dhe ngrirjen në detyrë të zotit Roshi, deri në një vendim tonin të dytë.
Nga ana tjetër, PD ka përgatitur dhe 18 vajza të reja që do dalin t’i kërkojnë përditë Edi Ramës shkarkimin e Roshit, dhe ky vendim i pabesë i Ramës, bëhet që të ngelen pa u promovuar vajzat në tribunën e PD.
Ai po ashtu krijon probleme të papërballueshme me kandidatin tonë të ri në Kavajë, pasi jemi të detyruar të gjejmë një kandidat që të paktën të ketë tre-katër vrasje në fis, për ta përballuar këtë situatë.
Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, ta gjykojë me qetësi këtë vendim, pasi ai nuk merret për të pastruar PS-në nga njerëzit e dyshimtë, por bëhet për të dëmtuar PD-në dhe për ta poshtëruar atë para zgjedhjeve.
Ne e mbrojtëm sot deputetin Tahiri, të bindur që edhe Edi Rama do ta mbronte Roshin, dhe në këtë situatë, të ishim të balancuar deri në zgjedhje.
Kështu si ka vepruar Rama në mënyrë të njëanshme, ka minuar debatin politik dhe nuk kemi me se merremi.
E fundit që duam të themi, është se Edi Rama është një njeri i pabesë, që po i nxjerr gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.
Ai shpëtoi nga Kokëdhima për shkak të Gjykatës së Lartë dhe po shpëton nga Roshi për shkak të KQZ-së.
Kjo tregon se ai vetë nuk ka dëshirë të bëjë asgjë dhe gjithçka e bën me duar të të tjerëve.
Ndaj ne kërkojmë që ky vendim të “ngrihet” derisa ne të jemi gati për zgjedhje.
Ndryshe do bojkotojmë zgjedhjet në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë”.
E vetmja rubrik e gazetes “Tema” se bashku me analizat e Meros qe jane prone e kesaj gazete
Gjithe te tjerat jane “palgerism” qe do te thote vjedhje nga gazetat, revistat, blogs te shkruara nga te tjeret
O zot…ki meshire per Shqiperine !!
Na dhuro nje opozite tjeter dhe jo kta…qesharaket !
Sa me fat paske qene o Ed Rama, nga njera ane me nje opozite zyrtare qesharake sa ska ku te shkoje dhe nga ana tjeter nje “opozite” ne thonjza ne pushtet ( tregataret e LSI ) qe do vetem pazare !!