Karmina më në fund bëhet me Kalë
Më në fund Karmina i dha zgjidhje përfundimtare konfliktit me Sadijen për kalin. Zeni e ka zgjidhur atë në mënyrën më të mire të mundëshme. Për vit të ri, ai i ka blerë një kalë prej filigrami dhuratë Karminës. Dhurata e çmuar është reklamuar nga Karmina në Instagram për fansat e saj me këtë shënim:
“Ky nuk është një kalë që del nga mitra e një pele, por është një kalë që del nga zemra e një mashkulli, që të adhuron. Dhe për këtë është i pavjedhshëm .
Siç e dini, kali lind nga kryqëzimi i pelës me një kalë, kurse mushka nga kryqëzimi i një gomari me një pelë. Ky që shikoni në foto është nga kryqëzimi i dy zemrave ndaj dhe është i larë në ar”
Postimi i kalit ka marrë mijëra “like” dhe pritet që një hotel me 7 yje të ftojë blogeren e njohur të kalojë vitin e ri pas gjithë këtij suksesi.
Një komentues kishte shkruar poshtë shënimit: “Në rast se ju ftojnë në një hotel me shtatë yje për shkak të këtij postimi do të kesh probleme, pasi ata nuk të lejojnë të marrësh me vete as kalë dhe as kërriç.
Zani i shkruan KQZ-së për Dashon
Zani Çaushi, i dënuari legjendar për ngjarjet e Vlorës në vitin 1997, i ka shkruar një letër KQZ-së, ku kërkon që KQZ të lirojë nga akuzat Dashon.
Zani shkruan: “O vëlla, po ç’i kini këto turpe që bëni. Mua më keni kalbur në burg dhe nuk doni t’ia dini, kurse shokun tim të armëve Dashon, po e telendisni për një patentë dhe dhjetë mijë lireta false. Më ’97 ne të dy ishim si vëllezër dhe i dhamë fjalën njëri-tjetrit, që ose njëri, ose tjetri do bëhej deputet. Unë nuk fitova dot, se nuk dija t’i numëroja votat, kurse Dashua ja arriti kësaj dite. Tani në vend të ankohet Saliu, që Dashua i ka kthyer armët më ’97, ankoheni ju socialistët, për të cilët unë e Dashua desh lamë kockat. Harram ju qoftë lufta jonë. Po vazhduat më tej me Dashon, dijeni se e keni personale me mua. Zani”
Fevzo falenderon Gorbaçovin
Fevzo i ka çuar një falenderim special për vit të ri, Mihal Gorbaçovit për reformat që nisi 25 vjet më parë dhe që bëri të mundur që ëndrrat e tij të realizoheshin.
“Pa Gorbaçovin sot Shqipëria nuk do kishte librat e mija me intervista dhe emisionin “Opinion”. Dhe nuk do kishte dhe një rekord tjetër. Gorbaçovi vetëm mua më ka dhënë intervista pa para, dhe këtë nuk e them që ta dëgjojë Sandri, por për të treguar respektin që ai ka për mua.
Ndërkohë në linjë telefonike ndërhyri Rezart Taçi dhe i tha regjisë se intervistën për Fevzon me Gorbaçovin e kishte paguar ai, se ishte paketë.
Më falni zotëri po nuk është intervista direkt, nuk e japim dot, i tha regjia.
I bie qe nga gomari Sali dhe pela Lirie na doli KERICI Shkerdhen ,…….