"Antena-t" më të mira të vitit

30 Dhjetor 2016, 19:21Antena TEMA

Protestë e rubrikës “Antena” ndaj Grigjës

Redaksia e rubrikës “Antena brenda Familjes”, ka formuluar sot një notë proteste ndaj personazhit të saj Grigja, e cila në disa raste të përsëritura ka vjedhur tekstet e kësaj rubrike dhe më pas i ka përvetësuar duke i paraqitur si tekste të veta. E tillë është dhe intervista e saj e fundit tek një gazette, pas marrjes së vlerësimit si “Femra e vitit”.

Rubrika “Antena” kishte prodhuar një fjalim të saj disa ditë më pare, pas marrjes së çmimit, ndërsa Grigja sot ka kopjuar rubrikën dhe ka përvetësuar pa lejen e autorëve tekstin e saj.

Ja disa nga paragafet që Grigja na ka vjedhur. Së pari, përgjigjia e saj për garën në Durrës është e inspiruar nga “Antena”.

“Të gjithë që kemi prekur zgjedhjet në Durrës, qoftë në pozitat e kandidatit apo edhe të një qytetari të vëmendshëm, e dimë që rezultati i vërtetë do të kish qenë i ndryshëm nga aktuali. Pavarësisht kësaj, çdo fakt duhet pranuar ashtu siç është dhe me pjesën e tij të errët. Ajo çka nuk mund të mohohet se është fituar nga fushata dhe gara e Durrësit, është krijimi i një modeli fushate me standard dhe integritet. Ajo fushatë është vlerësuar dhe memorizuar si një fushatë me vlera qytetarie, integriteti dhe komunikimi të vërtetë.”

Ndërkohë, më poshtë Grigja vazhdon:

“Nuk jam tërhequr asnjë moment të vetëm nga impenjimi aktiv në parti. Frekuenca jo e shpeshtë në media mund të jetë perceptuar si një pauzë me publikun, por edhe kjo mendoj se vjen si pasojë e faktit që jam shumë aktive në media zakonisht. Aktualisht mbaj detyrën e sekretares për Marrëdhëniet me publikun, përpiqem të bëj maksimumin, por ajo çka synoj të mund të bëj më shume është që përpos angazhimeve të përditshme, koha të më lejojë të shkoj në qytete apo periferi në mbarë vendin, në dëgjesë konkrete të drejtëpërdrejtë të qytetarëve.”

Siç shikohet, këto përshkrime janë përdorur shpesh tek rubrika “Antena” për personazhin e Grigjës dhe përvetësimi prej saj, do të konsiderohet vjedhje e pasurisë intelektuale, dhe do të kërkojmë që ajo të na dëmshpërblejë, duke e detyruar të përsërisë 100 herë gjatë gjithë ditës, një fjali të thjeshtë në mënyrën dëftore të tipit “Luli është kryetar i PD”. Nëse arrin ta thotë, është e falur nga ne.

 

Udhëzime karriere, për deputeten seksi të PD

Deputetja seksi e PD nga Cërriku, ka reaguar përsëri ndaj gazetës TemA, pas publikimit të një fotoje, ku ajo përsëri këmbëngul që nuk ka dalë mirë. Në mesazhin që ajo ja drejton publikisht gazetës TemA, shkruan:

“O Mero une jam e bukur jashte e brenda. Bukurine me te madhe e kam ne shpirt po qe ta dallosh ate duhet ta kesh takuar ndonjehere.

P.S nese vuan per foto te mia s’eshte per fajin tim se une nuk mungoj asnjehere por varet cfare shkrep…”

Pasi e shqyrtuam me kujdes ankesën e saj dhe e shikojmë që ajo e ka sinqerisht bindje se po kishe shpirt të bukur në PD, dukesh dhe e bukur, po i japim disa këshilla për karrierën në PD, bazuar tek bukuria.

E para. Për të bërë një karrierë të suksesshme dhe të sigurtë, duhet të jesh e bukur nga jashtë dhe të kesh një shpirt si Doktori nga brenda. Nëse e vë re, gjithë gratë që kanë ecur në karrierë në PD, janë përpjekur të kenë shpirtin si Doktori, të folurën si Doktori, gjestet si Doktori, bile dhe ritmin e fjalisë si Doktori. Kjo e bën shpirtin tënd më burrëror dhe jo sentimental, siç duket që është.

E dyta. Nuk ka nevojë të jesh e bukur fizikisht. Kjo do të jetë një torturë më vete. Shiko çfarë heq Grida të duket e shëmtuar, apo shiko si i ndërron Luli zëdhënëset dhe prapë duken të gjitha njësoj. Ku është sekreti?

Sekreti është tek ajo që flasin. Në përpjekje për të qenë të mençura si Doktori, ato flasin njësoj si, kërcënojnë si ai, shajnë si ai dhe duken natyrisht njësoj me njëra- tjetrën dhe atë. Përpjekja jote për të qenë romantike, dhe sidomos prirja jote që t’i hapësh shpirtin çdo njeriu është e rrezikshme. Edhe Grida, që e ka pas këtë zakon nga rinia, ka ndërruar dhe ja hap vetëm Doktorit.

E treat. Nuk duhet të përdorësh fjali kaq të thjeshta, por duhet t’i komplikosh pak ato, që të dukesh intelektuale. P.sh ky tekst mund të shkruhej kështu, nëse do ta kishte në dorë Grida:

“…Fakti që unë jam e bukur, është në korelacion me relacionin e faktit, që ajo çfarë është brenda reflekton jashtë dhe jo e anasjelltas, pasi kështu difuzohen në një të vetme dy materie që bëjnë sens në aspektin figurativ dhe spirtual…Edhe pse fotua është një fragment i sekondës për të ndriçuar të tërën, ajo në të vërtetë është vet korelacioni i të tërës me momentin, lidhur me atë çfarë kërkon të tejpërçosh në aspektin intuitiv që ke ndaj shkrepjes….”

Nëse këtë tekst do ta shkruante Jozi, ajo do të thoshte:

“Ça je tu thënë mar ti që flet nga qifligu i Ed Rams, që të ka lënë zoti qyryk e pa flok, që e ke shpirtin e zi si të Ed Rams, e fytyrën të zezë si këpuca, siç ka thanë Doktori”.

Nuk duam të zgjatemi me shembuj të tjerë, por thjesht duam të të ndihmojmë të ecësh përpara.

E fundit: Për çdo komunikim kaq të sinqertë e të hapur, ne do të dërgojmë email-in privat të shefit, se kështu publikisht i lexon dhe Doktori, dhe nuk del më as në TV, as në konferencë shtypi, as në listë deputetësh dhe na ngelesh në derë pastaj.

 

Koordinatorja për marrëdhëniet seksuale në PD, shpjegon qëndrimin për ndalimin e seksit me armikun

Ka bërë shumë bujë një projekt me katër pika e koordinatores për Marrëdhëniet Seksuale në PD, e cila i ka bërë ato publike në formën e një Kodi Etike. Mes tyre shquan pika që ndalon raporte dashurie mes opozitarëve dhe armiqve të tyre, pasi kjo gjë do të prishte moralin e partisë.

Meqë projekti i saj pati shumë bujë, ajo u detyrua sot të bëjë një shpjegim të ri për atë që ka thënë.

“Të dashur miq!

Sikundër e keni lexuar, unë i kam propozuar Partisë Demokratike një Kod Etike, i cili ndalon dashurinë mes demokratëve dhe socialistëve, apo çdo partie tjetër kundërshtare, në respekt të principeve publike që na afirmojnë çdo ditë si një parti e moralshme, që nuk kemi punë me partitë e krimit dhe korrupsionit.

Unë i kuptoj reagimet tuaja, të cilat nisen dhe nga rrethana konkrete të cilat tashmë kanë ndodhur, por unë nuk e kam fjalën për të kaluarën, por për të ardhmen.

Së pari, i kërkoj ndjesë kryetarit Lulzim Basha, i cili në rrethana të justifikuara, është martuar me një vajzë nga një familje komuniste nga Kurveleshi, të cilët i kanë qëndruar besnik partisë së tyre deri në vitin 2005. Por e vërteta është se Luli ka arritur ta kthejë vjehrrin, Kunatin dhe gruan me PD, dhe kjo është një dëshmi i supermacisë sonë. Sot demokratët njohin më shumë vjehrrin e Lulit, se babin e Lulit, më shumë Kunatin e Lulit se vëllain e Lulit. Ky është shembull për t’u marrë.

Po ashtu, dua t’i kërkoj ndjesë zotit Gerti Bogdani, i cili është martuar me një vajzë të shkëlqyer, por që prindërit e të cilës janë kushërinj të Ilir Metës dhe eksponentë të lart të LSI. Por, nga ana tjetër më vjen mirë që gruaja e tij, në zgjedhjet e fundit, sipas të dhënave që kam, votoi për PD.

Bëj me dije po ashtu se nuk kam asnjë mëri me Gridën, e cila e ka burrin socialist dhe ka qenë zyrtar i lart socialist në ambasada gjatë qeverisjes së Nanos, pasi ajo dhe në mos ka bindur burrin e saj, ka bindur plot burra të votojnë për PD.

Deklarata ime nuk kishte të bënte as me Belindin, i cili thonë se është i dashuruar me një vajzë nga familje socialiste. I vetmi shqetësim akoma, është se ndërsa Belidni u hodh si shqiponjë mbi bunkerin e vjehrrit, vazja u distancua nga veprimet e tij dhe mbrojti bunkerin e të atit. Kjo duhet parë. Nëse Belindi nuk arrin ta bëjë vjehrrin, siç e ka bërë Luli, pra demokrat, unë vazhdoj t’u qëndroj pikëpamjeve të mia.

Pika e dytë e rëndësishme që dua të theksoj, është se unë nuk jam kundër raporteve seksuale ilegale, mes burrave demokratë me gra socialiste dhe e kundërta, por ju këshilloj të bëni kujdes, se sot shkenca është zhvilluar dhe ndonjë burrë, mund t’u bëjë testin e ADN së fëmijës dhe pastaj do na turpëroni partinë, pasi do jetë fëmijë me baba socialist. Këtë kam parasysh kur them se duhet kujdes i madh në këtë pikë dhe duhet respektuar Kodi i Etikës, i cili duhet shpërndarë, bashkangjitur me një manual për mbrojtjen e sigurt gjatë marrëdhënieve seksuale me armikun. Gabimet tona nuk duhet t’i përsërisë më rinia demokrate.

Edhe pse idealet e partisë sonë nuk janë të transmetueshme në rrugë seksuale, ato përbëjnë gjithnjë rrezik të ndikohen nga emocionet e momentit dhe të na bëjnë të rrëshqasim në vend të gabuar.

Që të jem tërësisht e qartë, unë e ndaj këtë çështje në dy pjesë. E para, gjithë demokratët që janë martuar me socialiste, përfshi dhe kryetarin Basha, të trashëgohen dhe të angazhohen t’i bëjnë socialistët demokrate. E dyta, të gjithë ata që kanë raporte ilegale me socialistët, të marrin masa mbrojtëse gjatë seksit, të mos shumojnë farën e tyre. Aq më tepër që fëmija mund të bëhet dhe një hibrid. Siç dihet, në këtë vend ka një alergji të madhe, edhe për demokratët, edhe për socialistët dhe mendoni seç urrejtje mund të ketë për një fëmijë, që del si bashkim i të dyve.

E bëra këtë sqarim që të mos krijohen keqkuptime sikur unë jam kundër marrëdhënieve seksuale mes dy kampeve. Jam thjeshtë për kujdes, për etikë dhe për të qenë superiorë si parti.”

 

Përse Doktori kërkon të vdesë 120 vjeç

Në intervistën e tij të fundit, Doktori foli dhe për afatin që i ka caktuar vetes, për të vdekur në moshën 120 vjeç. Deklarata tronditi rëndë Kunatin, i cili kërkonte të dinte domethënien e kësaj deklarate. Sipas asaj që tha Doktori, ai do të jetojë akoma dhe 47 vjet, dhe do të vdesë në vitin 2063.

Llogaritë e para ishin tronditëse. Doktori pretendon se ka dhe 47 vjet jetë, që do të thotë se është në moshën më të mirë për kryeministër. Kunati filloi të llogarisë me mendje moshën e Lulit dhe i bie që kur të vdesë Doktori, Luli të jetë 90 vjeç. Nëse i heq këtyre 90 vjetëve, 47 vjet që i kanë mbet akoma Doktorit, del fiks mosha e Lulit, 43 vjeç, moshë në të cilën Luli kërkon të bëhet kryeministër. Pra, e gjithë kjo llogari e Doktorit është për t’i treguar Lulit se “kemi njësoj shanse përpara, ti që do vdesësh 90 vjeç dhe unë që do vdes 120 vjeç”.

Pastaj llogariti moshën e Edi Ramës. Ai është ditëlindja e vitit 1963 dhe i bie të jetë 100 vjeç kur të vdesë Doktori. Po t’i zbresësh atij 47 vjetët që i kanë mbetur Doktorit, i bie të jetë në moshën që Doktori u rrëzua nga pushteti në vitin 1997.

Edhe Ilir Metës i dilnin mirë llogaritë. Ilir Meta i bie të jetë 95 vjeç kur të vdesë Doktori. Po ti zbresësh atij 47 vjetët që i kanë mbet akoma Doktorit, i bie të jetë 48 vjeç, fiks në moshën kur Doktori u bë president për herë të parë.

Bujar Nishanit i dilnin mirë hesapet. Ai i bie të rrojë 97 vjet, por po t’i heqësh 47 vjetëshin që i ka mbet Doktorit, i bie që tani të jetë në moshën 50- vjeçare, kur Doktori kishte vitin e dytë të presidencës. Kjo bestytni e qetësoi Kunatin, që nuk do ta shkarkojnë.

Pra, të gjitha llogaritë kishin një kuptim. Ato zbulonin se Doktori do të bëhet kryeministër, Meta do të bëhet president, Rama do luftojë të mbajë pushtetin, ndërsa Jari nuk ka rrezik real.

Pasi bëri gjithë këto llogari të mundshme nga deklarata e Doktorit, ja tregoi të gjitha Rulit.

-Ti merr vesh dhe nga llogaritë, i tha, por më duket shumë problematike kjo deklarata që ai kërkon të rrojë 120 vjet, i tha Kunati. Më dalin llogari shumë të çuditshme.

-Po ç’të të thom unë biro, i tha Ruli. Nga gjithë këto hesape që ke bërë, je lodhur kot. E vetmja gjë që më tremb, është vetëm fakti që do paguajmë dhe 47 vjet zyrën me qera për atë. Se ai nuk të ikën nga zyra sa të vdesë.

 

Programi i Lulit për punësim, xhelozon Nard Ndokën

Pas prezantimit që Luli i bëri programit të PD për punësim, pati një shpërthim të justifikuar të Nard Ndokës.

“E kam pas dyshim gjithmonë, që xhelozia e Lulit ndaj meje, vinte nga fakti se unë artikuloja qartë ato që mendonte ai”, tha Ndoka.

“Tani që unë i kam ik nga koalicioni, ai është i detyruar t’i thotë vetë ato që mendon, dhe duket qartë se ai më kopjon mua. Ja, lexoni pikat e platformës së Lulit për punësimin. Përqëndrohuni tek pikat 6 dhe 7, pasi ato janë tërësisht idetë e mija, të vjedhura prej Lulit”, vijon Ndoka.

(Teksti i mëposhtëm është origjinal)

1- Ky është një projekt me objektiv rritjen ekonomike që garanton punësimin dhe mirëqenien për të gjithë shqiptarët.

2- Padyshim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik, krijimi i shanseve për punësim, për më shumë vende pune dhe paga më të mira nuk është thjeshtë dhe vetëm politikë ekonomike, por është një përqasje tërësore.

3- Shtylla e tretë, fuqizimi i kapitalit njerëzor përmes mbështetjes së arsimit dhe rritjes përmes fleksibilitetit të tregut, dhe shtimit të vendeve të punës.

4- Në fushën e kapitalit njerëzor, krijimi i vendeve të punës ku rritet cilësia e forcave të punës, sigurohet përputhshmëria për tregun kombëtar dhe më gjerë.

5- Asnjë qindarkë, cent, euro, apo dollari nuk do të merret borxh për shpenzime publike jashtë investimeve publike. Përparësinë do ta kenë investimet publike që nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

6- Rritja e investimeve, si private të brendshme ashtu edhe atyre të huaja, apo edhe investimeve publike, janë çelësi për të krijuar punësim. Puna vjen përmes investimeve në ekonomi.

7- Rritja e mundësive për punësimin është mënyra e vetme për eliminimin e varfërisë, është mënyra e vetme për krijimin e mirëqenies.

8- Ky program mundëson ardhjen e ekonomisë shqiptare në shekullin e 21-të është një program ekonomik që i drejtohet në veçanti rinisë, të tashmes dhe të ardhmes së saj që të mos jenë kontingjent emigracioni por të kenë më shumë mundësi, më shumë hapësirë që të punojnë, të jetojnë e të përparojnë në vendin e tyre.

 

“Edhe imja kurvë është, po nuk festojmë kaq shumë!”

Shqipëria në festë. Domethenë Tirana. Më saktë qendra e Tiranës. Dhe jo gjithë qendra, po bulevardi kryesor, ku lëvizte autobusi i futbollisteve, që arritën të bëjnë një gol në Francë dhe u kthyen si heronj. Ata të shkretët bënë ç’mundën, dhanë maksimumin dhe nuk e ndjenin veten se kishin bërë ndonje akt historik. Po qeveria nuk mund ta linte vendin pa heronj. Si dikur, kur Shkurte Vata u shpall heroinë vetem e vetem te ngrihej peshë Dukagjini dhe të gezohej mbare atdheu. Qe i ziu populli te mos merrej me hallet e tij të perditshme, po të festonte dhe ai, bashkë me Udhëheqjen.

Kryeministri ynë i ngeshëm e nisi diten duke pritur avionin me futbollistët në aeroport, pastaj i shetiti neper rrugët e Tiranes, me tej i priti në selinë e qeverisë dhe në fund hengren darken se bashku. Ku mbajti dhe tre fjalime për sukseset e sportit tonë, per arritje historike dhe natyrisht për kujdesin e vazhdueshem të Partise per futbollin, se sportet e tjera nuk zihen në gojë. Nuk e di ç’protokoll do të ishte rezervuar, nese do bënim dy gola, apo të fitonim kupën. Se në histori hymë me nje gol, ç’na duheshin golat e tjerë dhe aq me tepër kupa. Se historinë e shkruajme vete ne perdite.

A nuk ishte historike dita qe ish -kryeministri histerik çoi kërkesën për t’u pranuar në Evrope? Feste e madhe në sheshe e rrugë. Sa ditë historike na janë bere, nuk mjafton nje kalendar, jo…

Në të vërtet festa filloi që kur u kualifikuam per evropianin. Pastaj festuam mbërritjen e skuadres sone ne Itali. Qe andej i percolli vete kryeministri, duke mbajtur dhe nje fjalim prekes. Festuam edhe kur vajten ne Vjene, ku ndoqem drejtperdrejt viziten e tyre ne muzeun e qytetit, na u mbushen syte me lote nga gëzimi kur ata djelmoshat u betuan para perkrenares dhe shpates origjinale të Skenderbeut, se do te luftonin si Ai kundër osmaneve, dmth, kundër evropianeve. Festuam edhe kur humbem me dinjitet ndeshjen e parë, feste e madhe edhe kur humbem ndeshjen e dytë. Kur u bë goli në ndeshjen e tretë brohoritëm nga gezimi. E ndersa skuadra ishte akoma në Francë, këtej vazhdonte festa në çdo rrugë e rrugice te Atdheut tone te dashur.

Qe gezojnë shqiptarët për skuadrën e tyre modeste, kjo është normale. Madje në Francë sportdashëshit shqiptarë treguan një nivel të lartë kulture, aq sa detyruan vendasit dhe mbarë boten sportive të kthenin sytë nga Shqiperia, e panjohur për një palë, ose e njohur keq nga një palë tjetër, të respektonin mënyrën e shprehjes së entusiazmit të tyre. Kam qëlluar në rrugët e Lionit dhe kam parë vetë festimet e tifozëve, duke lënë të habitur francezët. Isha në një kafene me dy fancezë, të cilët gati u përlotën kur dëgjonin në kor thirrjet “O sa mirë me kenë shiptar”. I pyeta pse u emocionuan kaq shumë dhe më thanë “po ne që jemi francezë cfarë të bëjmë? Na vjen keq që lindëm në këtë palo vend…” I ngushëllova, s’ke c’i bën, mos u mërzisni, se nuk keni patur fat”

Se desh harrova. Festuam edhe kur ata djemtë e kombëtares, të raskapitur tërë ditën, vinin gishtat mbi letrat për pasaportë diplomatike, që nuk ishin thjeshtë firma, po vetëtima në retë e qiellit shqiptar plot suferina…

Një burrë iu hakërrye gruas që i kërkonte cfarë do hanin në darkë; nuk e shikon që kemi festë  moj dreq, ti do të hash darkë. Dy burra të tjerë ishin ulur në klub dhe po bënin muhabet për shtatë palë qejfe:

– Ore, s’të pyeta, ku e ke vajzën?

– Në Itali, është rregulluar mirë. U fejua me një italian, e festuam familjarisht. Pastaj u nda me të dhe gjeti një italian tjetër. Bëmë dasëm dhe festa vazhdoi tre ditë. Ky italiani i dytë e keqtrajtonte dhe ajo e ndau, se e kam vajzen me namuz. Festuam dhe ndarjen, që vajza shpëtoi nga ai maskara. Ore, s’të pyeta, edhe ti vajzën në Itali e ke, si është?

-Edhe imja kurvë është, po nuk e festojmë kaq shumë, i tha tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje