Linda Morina i del zot Ermalit me një këngë të re

4 Janar 2017, 18:20Antena TEMA

Ermal Mamaqi ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë, me ftesën që ai i ka bërë për të qenë në studio Linda Morinës, bejtexheshës nga Kosova që vetëreklamon bejtet e saj në rrjetet sociale.

Shumë sociologë, gazetarë dhe kritikë në Kosovë, kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj TV Klan dhe Ermal Mamaqit për këtë gjest, duke e quajtur papërgjegjshmëri.

Por Ermal Mamaqit i ka dalë zot, vetë Linda.

Në një këngë të saj, postuar online, ajo thotë:

Çka Kosova që vajton,

Po shef Lindën që këndon

Po këndon në TV Klan,

Po gëzon krejt një Tiranë

 

Çka Kosova që mban zi

Po shef Lindën në Shqipni,

Po shef Lindën që shkëlqen,

Dhe nga inati po zien

 

Çka po kini kosovarë

Pse për mua po u vjen marrë

Ju kurrë nuk i njihni vlerat

Në Tiranë i çmojnë dhe plehrat

 

TV Klani, i bekuar

Nuk ndjehet i turpëruar

Gjithë shqiptarët që më panë

S’ka si Linda krejt e thanë

 

Gjithë shqiptarët e Shqipnisë

Prej meje nuk janë bezdis

Veç ca trullan kosovarë

Po më shajnë në çdo anë

 

TV  Klani ju rrit ndera

Nxjerr në ekran veç emra

Nxjerr Shkëlzen Dolin dhe mua

Me Edi Ramën mish e thua.

 

Sot më njeh gjithë bota mbarë

Lindën me flamur shqiptar

Mos e shani kot Ermalin

Pse për mua ka bë namin

 

Janë marru krejt shqiptarët

Kur panë flamurin te shalët

Janë kënaq krejt Shqipnia

Kur panë shqipen tek bikinia

2 komente në “Linda Morina i del zot Ermalit me një këngë të re”

  1. Klani Degjenerues says:

    TV Klan nxirrte porno pa kaluar akoma mesnata ne vitet 90, nuk po nxirrka Linden ne vitin 2017. Ai gjiriz gjithmone qenefhane ka qene, s’e ka fajin Ermali po filozofia e atij kanali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje