Vërejtjet shqiptare për Koncertin e Vjenës në Tiranë

3 Janar 2017, 18:33Antena TEMA

Koncerti i Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës në Tiranë, përveç interesit të madh dhe duartrokitjeve në sallë dhe jashtë saj, ka marrë dhe vlerësime negative nga kritikët e tij, të cilët nuk iu ndanë qysh kur u lajmërua si koncert.

Ja disa prej këtyre kritikave që dëshmojnë shpirtin aristokrat të shqiptarëve.

– Ansambli nuk kishte pse të luante pjesën “Danubi Blu”, përderisa ne kemi repertorin e kompozitorëve shqiptarë të cilët u këndojnë maleve, lumenjve dhe fushave tona. Janë të njohura pjesët “Male o ju male”, “Fantazi shqiptare” apo fantazia “Mezhgorani” e Kriso Konos që mediton për Vjosën e kaltër në grykë dhe që është më  e bukur se Danubi Blu.

Po ashtu mund të shikohej mundësia që në vend të Shtrausit të bëhej kujdes të merreshin kompozitorë si Tish Daija ose Çesk Zadeja. Derisa na kemi artistë shqiptarë nuk kemi pse marrim të huaj.

– Orkestra kishte 36 violina dhe njëra nga violinat e mbylli nja dy sekonda më parë një prej pjesëve që luante. Kjo është fyese dhe ka vrarë veshin e shumë spektarëve jashtë salle, që e ndiqnin përmes Tv Klanit, pasi në sallë nuk u kuptua se u mbyt nga duartrokitjet.

-Ishte shumë problem fakti që 36 instrumentistët ishin të huaj dhe dirigjenti ishte kosovar. Po të llogarisësh çmimin 160 mijë euro për koncertin dhe t’ia jepnim këto Martin Lekës, atij i dilnin për të dhënë koncert çdo të shtunë, pasi ato mund t’i përdorte vetëm për nga një dopjo raki para koncertit, që e kanë të nevojshme ata instrumentistët e RTVSH.

-Duke mos ikur nga çmimi, ka dhe një këndvështrim tjetër. Si mund të pretendosh që është koncert klasi dhe të jetë 160 mijë euro kur Doktori vetëm për një koncert me Çiljetën më 2010 ka paguar 1 milion dollarë. Dhe të gjitha i ka paguar nga lekët e tre ministrive. Këtu o i bie që Çiljeta është ylli i gjithë artistëve përfshi dhe ata të Vjenës, ose këta tipat me violinë nuk vlejnë. Kaq lekë sa bëri kjo orkestër me një koncert, tek ne hidhen në një dasëm.

-Filarmonia mund të fuste në repertorin e saj dhe ushtrime të forta tenori siç është sprova të këndosh “O ju malet e Skraparit” e Demir Zykës ose “Të ka Lali moj topsheqere”. Nuk mund të mjaftohet vetëm me kabanë përmetare të Laver Bariut.

-Fakti që dirigjenti ka shpërndarë gota me raki ka lidhje me mbiemrin e  tij, pasi sipas të dhënave e ka Dollia, ngaqë fisi i tij ngrinte vazhdimisht dolli nëpër dasma. Për të qenë korrektë, kur shpërndan raki duhet dhe meze dhe në këtë rast duhej mish bidoni nga Tepelena.

-Veshjet e të ftuarëve linin për të dëshiruar, pasi nuk kanë respektuar kodin e veshjes për koncert. Kjo ka bërë që Fevzua të kishte refuzuar futjen në sallë, megjithë lutjet e Dolit, pasi sipas tij në koncert kishte njerëz me kravata false. Kaq mjafton për të kuptuar çfarë koncerti ishte.

3 komente në “Vërejtjet shqiptare për Koncertin e Vjenës në Tiranë”

  1. Erjon Bace says:

    Atij qe thoni ju, shokut Fevzo, une e di kush i vjen hakut, por nuk kam cfare ti bej Sander Frangajt qe jo vetem i grabiti biznesin, por edhe e perzuri Zhyljenin e shkrete nga Shqiperia. Se po te ishte Zhyli ne Tirane ky Blendi Fevziu qe thoni ju do te shte mbarsur deri me sot nja pese here e nuk do ta kishte mendjen as tek kravatat dhe as tek tenderat. Te rroje Frangaj qe e beri koranin e myzeqese me para, se cirak tek PAD do ishte sot ky koke ka.. qe shet pordhe dite e nate.

  2. shqiptari says:

    shtet rrugaç dhe pordhac-injorant!

  3. toni says:

    Koncerti ishte nje qyfyr i maniakut Rama per te zevendesuar dajren me violiniste nga austria.
    zeni talli bolet me injotancen e shqiptareve.
    ansambli zeniit eshte me 4 vete dhe ska asnje lidhje me filarmonine pervec emrit.
    per ta zbukuruar rrenen ministria e kultures, la artistet e operas pa shperblim dhe zeni grumbulloi 35 vete qe luajten per here te pare bashke ne tirane.
    Luajten ne nje nivel gati medioker ku nga fundi orkestres qe eshte ne vien zen doli u be dirigjent.
    dhe injoranca shqiptare duatrokiste muziken e htrausit dhe radeckit…
    filloi fushata me mashtrime.
    jepi rama me liken se keni gjet nje popull budalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje