Pas dekorimit të Hakiut të Vjenës që ka një piceri afër Operas, me “Urdhërin e Skënderbeut”, Jari ka vazhduar traditën e tij, duke bërë qokat e fundit që i kanë mbetur. Ai ka dekoruar sot gazetën “RD” me “Urdhërin e Skënderbeut”.
Pas kësaj, ka pasur shumë reagime, për shkak të degradimit që i ka bërë “RD”, imazhi të shtypit në vite. Por Jari bëri një sqarim për publikun:
“Të dashur bashkëatdhetarë.
Ka disa ankesa përse “RD” ka marrë “Urdhërin e Skënderbeut”.
Kur vendosa t’i jepja dekoratën, mora një biografi të gazetës, d.m.th. të veprimtarisë së saj dhe problematikës që kishte rrahur në vite.
Mendova t’i jap medaljen “Trim i Demokracisë”, por pata një vërejtje nga disa këshilltarë të mi.
Më thanë që këtë dekoratë e ka marrë dhe Azem Hajdari dhe “RD” nuk ka lënë gjë pa thënë për Azemin.
E ka akuzuar për spiun sigurimi, vrasës, trafikant etj.
Tani ose “RD” ka thënë të vërtetën dhe t’i heqim dekoratën Azemit, ose “RD”-së t’i japim dekoratë tjetër.
-Po mire, thashë, t’i japim “Urdhërin e Flamurit”.
-E ka marrë Azemi dhe atë, më thanë, nuk ka lezet. Plus atë e kanë dhe ca të tjerë që ka sharë “RD”. Por më e rëndësishmja është se e ka dhe Doktori, dhe duket sikur marrin dy vetë nga një shtëpi.
-Po mire, iu thashë, po i japim dekoratën “Mjeshtër i Punës”.
-Po “Mjeshtër i Punës” kanë marrë gjysma e artistëve shqiptarë, që “RD” s’ka lënë gjë pa thënë. Do na fusësh në bela, se do vijnë të dorëzojnë dekoratat.
Atëhere e mendova mirë.
“Urdhëri i Skënderbeut” është kryesisht për personalitete dhe institucione që nuk jetojnë në Shqipëri, ose kanë kontribuar për imazhin e Shqipërisë.
Siç është rasti i Hakiut të Vjenës.
U thashë këshilltarëve të mi të kontrollojnë mire gjithë koleksionin e “RD”-së, për të parë a ka sharë gjë Skënderbeun gazeta “RD”.
Nga hetimi paraprak doli që vetëm për Skënderbeun nuk ka asnjë të sharë.
Epo e meriton, thashë, t’ia japim “Urdhërin e Skënderbeut”.
Dhe kështu u bë.
Ajo që më shqetëson tani është fakti se kujt t’ia dorëzoj dekoratën, pasi nuk dihet cili kryeredaktor ka më shumë merita.
Për të qenë brenda, po ja jap Doktorit, ai le t’ia japë kujt të dojë.
Në fund të fundit shumicën e shkrimeve ai i ka bërë.
Por ka dhe një simbolikë tjetër “Urdhëri i Skënderbeut”.
Në këto 25 vite shtypi ka ndryshuar, është zhvilluar, është emancipuar dhe modernizuar, por RD u ka rezistuar kohërave dhe ka mbetur siç ka qenë.
Vetëm një gazetë heroine mund të rezistojë 25 vjet pa ndryshuar, aq sa Skënderbeu u rezistoi turqve osmanë, dhe është ende sot, njësoj si 25 vjet më parë.
Ndaj e meriton më shumë se kushdo “Urdhërin e Skënderbeut””.
Pershendereti TEMA per kete shkrim argument kush e ka radhe na thua dot?!