Muli gjen kush e arrestoi Ramushin… Sorosi!

8 Janar 2017, 19:27Antena TEMA

Muli gjen kush e arrestoi Ramushin… Sorosi!

Postimi i mëposhtëm është origjinal edhe pse duket i shkruar enkas për humor. Muli, personazhi i njohuri i “Antenës”, i cili është i vetmi shqiptar që ka pranuar para policisë shqiptare, se ka pasur ofertë rekrutimi nga UDB në zyrat e saj dhe pastaj është rikthyer në Shqipëri, për karrierë politike, ka gjetur më në fund përse është arrestuar Ramushi.

Lexojeni!

Arrestimi i ish kryeministrit Haradinaj ishte një lojë e fëlliqur e qarqeve antishqiptare. Kam pritur që të kishte reagime e veprime të forta nga ana e qeverisë dhe veprim aktiv në lidhje me qeverinë e Francës dhe me atë të Serbisë por gjithçka ngeli në kuadër të statuseve fallco në fcb .. As ambasadori i Francës nuk u thirr për notë proteste e as qeverisë së Francës nuk ju bë ndërhyrje për ta liruar e as një telefonatë druzhe Vuçiçit nga ana e druzhe Ramës që të tërheqë akuzat e sajuara nga ana e kriminelit Sllobo. E kemi parë që druzhe Rama në mes të Beogradit në ekstazë deklaroi bashkim -vllazërim me serbët e druzhe Vuçiç. Por në këtë rast vetëm status në përgjithësi grindje ndaj BE ndërkohë që nuk e arrestoi BE por Franca.

Pse nuk i hakërrehet Serbisë Druzhe Rama siç ju hakërrye Greqisë???

Kush ja ka lidh gjuhën???

Pas kaq ditësh konkluzioni është që e gjitha është lojë e segmenteve antishqiptare jo vetëm në Francë e Serbi, por edhe në Kosovë e Shqipëri.

Dhe pse??

Se ish kryeministri Haradinaj ishte i ftuar nga presidenti Trump dhe jo nga Soros produkt i të cilit është udhëheqja e qeverisë Shqipërisë dhe segmente të udhëheqjes në Kosovë

Doktori gjen shkaktarin e gripit në ujin e Bovillës

Doktori ka zbuluar më në fund se virusi i gripit është një virus i shkaktuar nga iji i Bovillës të cilin e ka ndotur Erion Veliaj.

Ja postimi origjinal i Doktorit.

Epidemia aktule e gripit ne nje shkalle te gjere eshte e shkaktuar nga uji i Bovilles.

Gripi nga uji shkaktohet edhe vetem nga perdorimi i tij per dush apo larje.

Gripi nga uji eshte krejt tjeter nga gripi viral!

Ai qendron fort ne mendimin e tij dhe per kete ai ju ka drejtuar nje leter disa i institucioneve, ne te cilen ai mbron idene se gripi aktual ne shumicen e rasteve eshte forma nga uji, dhe gripi por kjo po injorohet me qellim nga autoritetet.

Me kete rast i bej thirrje ISHP por dhe prokurorise se pergjithshme te hetojne denoncimet e tij tronditese per ujin e Boviles dhe te bejne analizat e nevojshme per parametrat e tij dhe lidhjen eventuale te ketij uji me epidemine e gripit.

Pas këtij postimi një grup shkencëtarësh po përpiqen të gjejnë lidhjet që ka uji i Bovillës me Malësinë e Kurveleshit, Kukësit dhe Veriun e Italisë, ku gripi po bën kërdinë.

I vetmi shpjegim është që në vend që Doktori të bëhej politikan i mirë, siç ishte si doktor, paska rrjedhur edhe si doktor.

 

 

1 komente në “Muli gjen kush e arrestoi Ramushin… Sorosi!”

  1. Pokeristi says:

    Mero!Boll e perkedhelet!I rjedhur ka kohe qe rezulton.Sot padyshim konsiderohet I krisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje