Sandri sot ka qenë i zënë me shpjegimet që ka dhënë për largimin e Shkullakut si drejtor i ABC News.
Në fillim e nisi me Ramën.
-E hoqa atë legenin se më çau k.., bënte si i rëndësishëm me lekët e mija. Unë thosha pse nuk ma var mua Lul Basha, kur marr vesh unë që Lul Basha rrinte me atë se i dukej i zgjuar. Po pse mo k…, me lekët e mija do bësh i zgjuar ti, i thashë, ndaj bën sikur shan qeverinë. Po qeverinë do ta shash kur të them unë, jo kur të dush ti me Lul Bashën. I thashë ik se do bëhem vetë drejtor, nuk e zgjati.
-Po ç’punë më prishte mua ai, unë të kam ty o burrë, kot e hoqe, sa me na bë sherr.
-Ik o se ju i fryni këta analistët. Këta janë ca k… po ça tu bëj unë juve që u shkoni pas. Po të dua analistë, jam vet
-Mirë mo mire, bë si të duash, i tha Rama.
Pas Ramës, mori Lulin.
-Dëgjo, atë Shkullakun e hoqa, se kish fillu me bë pazare me këtë Erion Veliaj. I binte tek Lapsi dhe e mbronte tek ABC. E pashë që ishte duke bë ndonjë pisllëk. Shkova i thashë, dëgjo, me mua s’ka llafe. Me paratë e mija nuk bo dot pronarin ti. Ik se e bëj vetë këtë punë. Po deshe shko puno vartës i tim vëllai tek Klani.
-Nuk e pranoj këtë version, i tha Luli. E kundërta është e vërtetë.Ti ke shkelur lirinë e fjalës…
-Apo ti je më k.. se ai. Tani mu mbush mendja që paske marr mendtë e tij, i tha, dhe ia mbylli telefonin.
Pas Lulit, mori në telefon Erion Veliajn.
-Eri, e hoqa atë legenin, i tha.
-Po pse mo lal, ça më duhet mua ai, kam media boll që e pasqyrojnë punën e Bashkisë.
-Dava legeni, donte me bë si i rëndësishëm me paratë e mija. I thoshte Edi Ramës, ky Erioni po e tepëron me reklamë, do të duket më i mirë se ty si kryebashkiak.
I thashë disa herë hiq dorë, mos i fut në sherr këta të dy, si Lulin me Doktorin, po nuk dëgjoi. E hoqa fare sot.
-Mirë mo lal ti e di, po ça më ngatërron mu, se këtu kë shtyp makina, kush rrëzohet në borë dhe kush ikën nga puna, më ngelin mu në kurriz.
-Le vari lesht atij, iku ai, po do vij pak nga zyra, se kam një punë të vogël.
Pastaj mori Doktorin.
-E hoqa atë Shkullakun, i tha. Po më bënte pisllëqe. Rrinte gjithë ditën me Lul Bashën, i thoshte distancohu nga Doktori, se s’ke të ardhme. Mi ka ngrit nervat disa herë.
I thashë, ne me Doktorin kemi të lidh jetën, bukën tonë, si ia bën ti këtë Doktorit? I dukej vetja bythë e zgjuar. Vazhdonte e çmendi atë Lulin fare. I thoshte bjeri Doktorit, mos prano Shkëlzenin, bëje vetë listën, kështu k..llëqesh. Tani po vjen dhe koha e listës. Se ky Lul Basha s’të bën asnjë nder. Të paktën Bujari mi bëri katër gjyqtarë herën e fundit. Ky s’të bën asgjë. Dhe mirë që s’bën asgjë, po dëgjon dhe këta k..që i thonë distancohu nga Doktori. Ai duhet heq, duhet vënë Bujari.
Nga ana tjetër, thashë po i fus një të hequr këtij Shkullakut, dhe me këtë rast e ha dhe Ed Rama me Erion Veliaj, sikur më kanë thënë ata.
-Dëgjo, ti i di vetë punët e tua, por atë e ka heq Erion Veliaj. Jo, këtë duhet me e thënë. Ato të tjerat i di unë, por do t’i hapim letrat në kohën e duhur.
-Dakord, Doktor. Ai ka për ta ngrënë, por ta dish të vërtetën, ndaj të mora.
Duke dalë nga zyra, i doli para një burrë dhe i tha se duhet të flisnin, pasi e kishin marrë nga Zëri i Amerikës.
-Po ç’punë kanë me ty ata, i tha Sandri?
-Po kam emrin si pronar i ABC, tha ai, dhe ka thënë Shkullaku që më ka heq pronari. Tani çfarë t’u them unë.
-Pse mo k… ty të kam vënë pronar unë. E mire, thuaj e kanë heq pronarët.