Ankesat e shtypit ndaj Erion Veliaj

13 Janar 2017, 20:34Antena TEMA

Aktivistët opozitarë që punojnë dhe si gazetarë, kanë paraqitur publikisht ankesat e tyre ndaj profilit të Erion Veliajt  si kryebashkiak, duke e konsideruar atë si një rrezik për kryeqytetin.

Zoti Veliaj i ka marrë aneksat e tyre dhe natyrisht u ka kthyer përgjigjet.

Akuza 1: Kryebashkiaku ka punësuar në Drejtorinë e Marrëdhënieve me publikun më shumë njerëz se sa çdo redaksi në Tiranë. Kërkojmë që ky fenomen të denoncohet dhe Veliaj të vihet para përgjegjësisë penale.

Përgjigjia: Është e vërtetw se personeli im është punësuar për marrëdhënie publike dhe ka përfunduar që bën dhe gazetari, por problem më serioz shikoj ju që jeni punësuar si gazetarë dhe bëni marrwdhwnie publike.

Akuza 2: Ndryshe nga qyetetet e tjera të Shqipërisë, bora në Tiranë u pastrua shpejt dhe shumë fëmijë nuk arritën ta shijojnë atë. Kjo ështw vepër e ndyrë e  Erion Veliajt, i cili kërkon të dalw në televizor duke pastruar borë, ndërkohë që fëmijët tanë ngelën pa dëborë.

Përgjigje: Bashkia organizon eskursion në Dajt për fëmijët që duan borë, me kusht që baballarët e tyre të mos ankohen pse nuk kemi pastruar dhe malin e Dajtit.

Akuza 3: Ditën e hënë do të fillojw shkolla dhe keni për të parw që ka për të qenë ftohtë, pasi Erion Veliaj nuk ka marrë masa t’i ngrohë ato.

Përgjigje: Vendimi për të hapur shkollat u mor, pasi konstatuam se në shtëpitë tuaja është më ftohtë se në shkolla. Kjo mund të përmirësojw shëndetin e fëmijëve.

Akuza 4: Erion Veliaj ka blerë pronarët e televizoneve, dhe ata japin çdo lajm që bën Erioni. Kjo ka krijuar kapje të shtypit nga pushteti.

Përgjigje: Jemi gati t’i falim kohën televizive opozitës, por në dijeninw tone, e vetmja video që ka pas sukses nga opozita, ka qenë fjetja në zyrë e ish- kryetarit tw Bashkisë.

Akuza 5: Muajin e fundit janë hequr nga puna katër gazetarë, dy kanë pas lëvizje paralele, tre gazetare femra kanë marrë lejen e lindjes, 12 të tjerë janë sëmurë me grip, ndërsa shtatë redaktorë, janë parë me telefona të rinj. Ne mendojmë se këto janë pasoja të veprimtarisë së kryetarit të Bashkisë, për të spastruar median nga zëra kritikë dhe për të blerë redaktorët.

Përgjigje: Ju lutem, ose na akuzoni që kemi blerë pronarët, ose gazetarët. Kemi nga një përgjigje për të dyja. Për të parët, nuk kemi nevojë t’i blejmë, se ofrohen vetw, për të dytët kemi respekt, pasi janë shumë të pavarur nga ne, dhe nuk pranojnë asnjë porosi, pasi janë të varur nga pronarët. Prandaj nëse gazetarët duan të mos humbasin vendin e punës, është mirë të mos vendosin kontakte direkt me ne, pasi ngjallin xhelozi tek pronarët dhe i pushojnë.

1 komente në “Ankesat e shtypit ndaj Erion Veliaj”

  1. Nacionalist says:

    Ku e keni Gjin Gjonin?Pra, Gjin Gjoni me Gruan me Biznes paska mashtruar, ndersa Alfred Pezo me rroge dhe kursime, 2000000$?
    Hani mut o popull, kjo eshte rilindja, i ben miliardat me pensionin e mamit si ai i fikut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje