Mbresat e politikanëve shqiptarë nga inagurimi i Trump

21 Janar 2017, 20:29Antena TEMA

Lulzim Basha: Nga vendi ku isha unë, dëgjohej shumë mirë, pasi kishin vendosur një foni të shkëlqyer përgjatë bulevardit.

Kapelja që kisha blerë kundër të ftohtit, edhe pse mi mbulonte veshët, nuk e pengonte dëgjimin.

U përpoqa ta blej nga ato suveniret cilësore, dhe ja vlejti.

Kisha afër disa qytetarë amerikanë, që nuk kishin blerë kapuç dhe mezi e duronin të ftohtit.

Thërrisnin sa të mundnin, që të mos kishin ftohtë.

Por ishte një moment kur u ndjeva xheloz për presidentin Trump, kur pashë që ai kishte kopjuar sloganin tim për Tiranën dhe e kishte kthyer në slogan për Amerikën.

Ai tha “Amerika është e para”, siç pata unë sloganin, “Qytetarët janë të parët”.

Kjo është një dëshmi që dhe një vend i vogël si ne, mund t’u japë ide dhe vision, vendeve të mëdha si SHBA, dhe një lider si unë, mund të shërbejë si model për liderë të mëdhenj si Trump.

Fatmir Mediu: Unë e njoh mirë Uashingtonin dhe klimën aty, dhe bleva një mushama për t’u mbuluar.

Aty shiu nis papritur dhe të hyn i ftohit në palcë.

Kur e bleva mushamanë, më tha Luli, “është turp, kush të shikon”.

Por unë e kapa lire, pasi bleva dhe kapelen, dhe të jepnin dhuratë një çakmak.

I thashe Lulit mos ça kokë, se atje ku jemi ne as kamera nuk na kap, po nuk dolëm vetë në foto.

Dhe me të vërtetë ishte vend i mirë.

As shikonim gjë, as na shikonin, dhe kështu që isha i qetë.

Por ajo që ndodhi në shesh ishte e paparë.

Unë prita në bulevard deri sa ora shkoi dymbëdhjetë e natës në Shqipëri, d.m.th gjashtë mbasdite në Uashington. Më 12 të natës unë kisha ditëlindjen, pasi hyri 21 janari në Shqipëri.

Turma bërtiste “bëje Amerikën të madhe përsëri” dhe mua mu mbushën sytë me lotë.

Aty e kuptova që kemi detyrime ndaj atdheut tonë, ta bëjmë dhe një herë siç ishte në kohën tonë.

21 Janari është dita kur unë ndez gjithnjë qirin për ditëlindje, por dhe dita kur e kemi detyruar kundërshtarin të ndezë qirinj për ushtarët e vet.

Ilir Meta: Unë e kam shijuar këtë vizitë në SHBA më mirë se kushdo tjetër.

Kam vizituar disa ministra të kabinetit, kryetarin e Senatit dhe shumë personalitete të larta në SHBA.

Më pëlqeu shumë kur Trump ngriti njerëzit në këmbë të përshëndesnin çiftin Klinton.

Ky është një mësim i mirë për këta që më thonë pse respektoj Doktorin, por dhe për këta që më thonë pse respektoj Edi Ramën.

Vangjel Dule: Ishte një ceremoni që do ta mbaj mend gjatë.

Po rrija me miq të mi grekë nga Astoria, që ishin në bulevard.

Ata kishin një parrullë të madhe ku shkruhej “Bëje Greqinë të madhe përsëri”.

Në fakt unë i qortova dhe nuk e mbështeta parrullën e tyre.

-Po ti pse u mërzite nga ajo parrulla, më tha një kongresmen me origjinë greke, pas ceremonies?

-Po u bë Greqia e madhe, unë duhet të shkrij partinë, i thashë. Ata vizat kanë hequr, e ngela me një deputet.

Tit Vasili: Unë me thënë të drejtën nuk e kisha mendjen tek fjalimi i Trupm.

Desha të takoja Xhorxh Bushin, t’i jepja një letër nga Andi Bejtja e t’i thoshja jam shoku i tij.

Me këtë rast t’i jepja dhe orën që i ka humbur në Fushë Krujë.

Por Bushi nuk e kishte fare mendjen tek ceremonia dhe nuk i kapte shenjat e mia.

1 komente në “Mbresat e politikanëve shqiptarë nga inagurimi i Trump”

  1. Albani says:

    Me mire ne bukevard se sa te kesh frike dhe te mos shkosh ne kete inagurim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje