Paloka thirri sot në mëngjes për kafe Ed Ha Limin, pas kthesës që mori Luli për çështjen e bojkotit.
-E degjove Lulin që tha nuk do bojkotojmë zgjedhjet, i tha Paloka?
-E dëgjova, tha Ed Ha Limi.
-Po si ka mundësi, ai më tha dil e thuaj nuk hyjmë në zgjedhje!
-Edhe mua, tha Ed Ha Limi.
-Po çfarë ka ndodhur, tha Paloka?
-Ka fol me Doktorin, tha Ed Ha Limi.
-Po Doktori çfarë i ka thënë, tha Paloka.
-I ka thënë, nuk ka rrugë tjetër, do hysh në zgjedhje. Ose fiton, ose humbet, por pa bë këtë betejë nuk mundesh.
-Po si ka mundësi, se Doktori nuk është aq konstruktiv, tha Paloka.
-E do në zgjedhje, tha Ed Halimi, se po nuk hyri në zgjedhje, i ngelet në derë, nuk e heq dot. Në zgjedhje e ka kollaj, se humbet dhe pastaj është në dorë të atij, nëse e heq, ose jo.
-E kuptova, tha Paloka. Po e detyron të vetëvritet d.m.th.
-Pak a shumë. tha Ed Ha Limi. Problemi është si ta marrim kthesën ne.
-Se kam problem. tha Paloka. Kemi thënë “pa numërim elektronik, nuk ka zgjedhje”, tani e kthejmë ndryshe. Themi pa zgjedhje nuk ka numërim elektronik. Kështu që përparësi u jepet zgjedhjeve.
-Ou, qenka fantastike, tha Ed Ha Limi! Nuk më kishte shkuar mendja.
-Dhe mua nga halli më shkoi në mendje, tha Paloka. Kam vuajtur tërë jetën nga nxitimi për të votuar, ikur, ose folur para kohe. Tani jam pjekur.