Pas debatit në Kuvend, ku Taulant Balla u përplas me Berishën lidhur me temperaturat në Kubë, ku po kalon pushimet blogerja e njohur Karmina, vjen reagimi i kësaj të fundit:
“Unë nuk dua të merrem me politikë, por kur politika ndërhyn në jetën time, nuk mund të hesht.
Fillimisht dua të përgënjeshtroj lajmet se temperatura tek resorti ku isha në Meksikë, ishte 28 gradë.
Formalisht është e vërtetë, por kushdo që ka qenë aty, e di efektin e lagështirës dhe temperatura reale ndjehej si 35, ose siç thuhet, feel 35.
Kjo është në kufijtë e alarmit për shëndetin dhe këtë duhet ta dinë për saktësi ata që na akuzojnë se shkojmë për qejf.
Nga ana tjetër, dua t’u bëj me dije fansave të mi, se prej dy ditësh gjendem në Milano në pasarelën e famshme të modës që nis këtu.
E vërteta është se këtu bën ftohtë dhe temperaturat janë të ulëta si në Shqipëri, dhe nuk është e vërtetë se nuk janë shqetësuese.
Unë kam fatin të qendroj në “Hilton”, pasi pronari i hotelit ma paguan hotelin, ngaqë ka shprehur dëshirën të më takojë mbesa e tij, Paris Hilton.
Ajo kishte takuar disa shqiptarë në pasarelë dhe ata i kishin thënë që “kemi dhe ne një blogere të njohur të modes”, dhe i kishin thënë emrin tim.
-Ah po, është ajo që ka lexuar Marilyn, kishte thënë Parisi. Jam shumë e mahnitur nga vullneti i asaj vajze. Unë nuk kam mundur të lexoj as tre faqe.
Pas kësaj ajo u kishte thënë njerëzve të hotelit “ma gjeni këtë blogere”, dhe ata më thirrrën të shkoja tek hoteli i saj.
E takova atë dhe diskutuam për librin e Marilyn.
E pyeta përse nuk i pëlqente.
-Ishte boring, më tha. Fliste për femra që duhet të gjenin burra milionerë. Unë e kam problemin si të gjej ndonjë mashkull të forte, pa para, që ta paguaj dhe të ndjehet mirënjohës.
Kur e mendova gjatë, i dhashë të drejtë. Por unë nuk jam tipi i saj. Jam tipi i Marilyn.
Pas kësaj, më tha se “i ke dyert e hapura, vetëm bëji “like” hotelit, dhe pas kësaj aty vërshojnë njerëz”.
Kjo është pak e vështirë për t’u shpjeguar në Shqipëri, pasi ata mendojnë se unë dhe i dashuri im harxhojmë para, por e vërteta është se ne vetëm ndihmojmë të tjerët të fitojnë para me prezencën tonë.
Të paktën i dashuri im këtë ka bërë gjithnjë.
Ja ku i keni faktet, e ka ndihmuar një mikun e vet të marrë 7 milionë euro brenda ditës dhe vet si ka kërkuar asgjë.
Por njerëzit nuk i kuptojnë këto akte bamirësie.
Sidoqoftë këto dy javë do jemi në Milano dhe do presim të qetësohet dhe moti në Shqipëri, pastaj do vijmë.”
Bukur fare, s’ke ç i shton me