Sandri planifikon ta zëvendësojë Fevzon me Pekën, ose Obezin

19 Janar 2017, 19:08Antena TEMA

Pas një interviste të Fevzos rreth zhvillimeve brenda Klanit, Sandri është tërbuar.

Me pak fjalë, Fevzo i kujtoi Sandrit jo vetëm se si e kishte grabitur TV Klanin nga ish- pronarët e mëparshëm, por dhe si mund ta humbiste.

I tërbuar nga intervista e Fevzos, mori të parin Ramën në telefon.

-E pe atë shokun tënd, atë legenin, më bë shantazh mua ai. Është bë grup me Shkullakun e Bushatin. E gënjen mendja se ngaqë të fton ty dhe Lul Bashën në studio, ju vini aty për atë.

-Ç’të të them unë vëlla, ai për atë studio dy dhoma e një guzhinë, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, jo TV Klanit. Bë kujdes. Merre shtruar.

-Unë i q.. robt, as e rruj për atë. E zëvendësoj që nesër me Çim Pekën.

-Merre shtruar, ç’të të them unë. Ti i di vetë punët e tua, po ky Peka nuk më duket keq. Ke dhe një pjesë të koalicionit tonë paketë me të.

Pas Ramës, mori Doktorin.

-Ke pas të drejtë për atë Fevzon. Ke një nuhatje të paparë. E kuptove që më 2013 kush ishte.

-Sandër, i ka ca probleme ai, por dhe aq i lirë të jetë i pavarur nga Rama, nuk është.

-Po kujt i bë shantazh ai b..q . Pse kujton ai, se më mban TV mua. Po unë dhe Pekën të vë në vend të tij, prapë do t’i kem njerëzit.

-Shiko, ke të drejtë. E ka tepëru, por unë mendoj se Peka nuk ta bën atë punë. Shiko njëherë këtë Obezin, se më duket më i matur.

-Do ta shikoj, tha Sandri. Nuk e duroj dot më. E ka mbush kupën. Le të shkojë të rrijë me ata legenat. Më bën dhe presion për lekë, thotë kam pas oferta. Ofertat e k.. nga ai Beketi, që s’dihet ku është. Se mori më qafë dhe Lubonjën, e la rrugëve.

Pastaj mori në telefon Bashën.

-E pe ça ka thënë ai miku jot, i tha?

-Cili, pyeti Basha i trembur?

-Fevzo b…… pra, ka thënë që Shkullakun e hoqi Basha, jo Rama. Të paralajmërova që do të dilte emri, se ty të duket më i rëndësishëm Fevzo dhe Shkullaku, se unë. Kur të kërkova frekuencën unë, më the ja kam dhënë fjalën Ora News, kurse nga ana tjetër Fevzo më thoshte flas unë me Bashën, se e kthen ai. Tani duhet ta ndash dhe ti, ose me Fevzon e Shkullakun, ose me mua.

-Shiko, unë nuk pranoj shantazhe. Unë di të them vetëm që e ke gabim që e ke hequr Shkullakun për shkakun tim. Me Fevzon bë ç’të duash.

-Ore unë Fevzon e heq që sot dhe e zëvendësoj o me Pekën, o me Obezin. As e rruaj fare.

-Ashtu, tha Luli i hutuar? Po mire, po bëre këtë s’ka problem, ç’punë kemi me Fevzon ne, ti i di vetë punët e tua. Për mua rëndësi ka të jeni të hapur ndaj nesh. Nuk të ka shkuar mendja keq.

Pasi mbaroi këto biseda, Sandri thërret Fevzon për kafe.

-Këta legenat që bën sikur i ke shokë, të shitën të gjithë, i tha. Rama, Doktori dhe Luli më thanë ndërroje Fevzon. Rama ishte dakord të zëvendësoheshe me Pekën, Doktori me Obezin, kurse Lul Basha tha me kë të duash ti, të mirë më duken të dy.

-Më ven keq Sandër, i tha Fevzo, po unë nuk zëvendësohem me askënd. Unë kam 20 vjet që ndërroj Presidenta, Kryeministra, pronarë TV, po vetë nuk luaj. Kështu që më shumë shanse ka të zëvendësohet Lul Basha me Bujar Nishanin dhe Ed Rama me Bled Klosin, dhe Doktori me ty, se sa unë me këta që thu ti.

2 komente në “Sandri planifikon ta zëvendësojë Fevzon me Pekën, ose Obezin”

  1. KF says:

    Dihet boterisht se Klan TV eshte urryer prej Fevzo mavrise, tani del ky sharlatan e ben te moralshmin, kjo thike nuk ka ku hyn me… Fevzo koranin e degjojne vetem katundaret… dhe Henri Cili ne Labinot…

  2. Holta says:

    Po ky Fevzo bytha dihet se e shkateroi Klanin, ndaj cyditem se si Frangaj nuk i fut nje shkelm bythes ketij koranit qe te shkoje ta shtype Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje