Shkëlqimi i Mediut në ceremoninë e Trump

20 Janar 2017, 19:29Antena TEMA

Politikanët shqiptarë vërshuan në ceremoninë e Trump në Uashington.

Shtypi amerikan ka treguar vëmendje të veçantë për delegacionet nga Shqipëria, pasi është vendi që kishte më shumë politikanë prezent.

Biles në ceremoni mungonin më shumë kongresmenë amerikanë, se sa deputetë shqiptarë.

Por, surpriza ka qenë Fatmir Mediu.

Ai kishte varur një baxhë në kostum, ku shkruhej anglisht “Albania’s Republican Chief”.

Një nga njerëzit e protokollit e pikasi dhe ju ofrua i lumtur.

-Jam shumë i gëzuar që erdhët, i tha. E di sa të vështirë e keni pas në Albani me këta të majtët.

-Vazhdojmë ta kemi, tha Mediu, dhe ngrinte zërin ta dëgjonte Luli. Ata nuk do na lënë të vijmë në pushtet. Shpresa jonë e vetme është presidenti Trump.

-Padiskutim, Trump është shpresë për gjithë botën, e jo më për SHBA, i tha njeriu i protokollit. Por e besoj se New Yorku ishte bastion i Hillarit dhe e di se çfarë problemi ka qenë në Albani. Do gëzohet shumë Presidenti, kur të mësojë që keni ardhur, i tha ai, dhe u largua në drejtim të stafit të ngushtë.

Luli, që po e ndiqte bisedën me bisht të syrit, u bë shumë kurioz.

-Si ka mundësi, tha me vete, të përfillin Fatmirin dhe të mos më flasin mua.

-Çfarë të tha, e pyeti Luli?

-Folëm sa vështirë e kemi në Shqipëri me socialistët, tha Mediu. Do shkojë t’ia thotë Trump dhe ndoshta vjen na takon.

Ndërkohë, njeriu i protokollit u shfaq sërish.

-Sa vetë janë nga Albani, e pyeti Mediun?

-Rreth 30 vetë, i tha Mediu.

-Uau, qenka mrekulli. Nuk e kishim prit këtë nder nga ju.  Ejani t’u tregoj një vend të mirë ku mund të rrini, nga ku duken shkallët ku zhvillohet ceremonia. Kjo qenka fantastike, përsëriti me vete. Tridhjetë vetë…

-Kemi ardhur bashkë, të majtë e të djathtë, tha Mediu. Duam t’i tregojmë Presidentit se shpresa jonë është ai.

Dhe i tregoi për mesazhin e një deputeteje që kishte shkruar një dedikim prekës në Facebook.

Fatmiri ja riprodhoi në anglisht.

-Uau, grua dhe shkruan me kaq pasion për Presidentin,  tha njeriu i protokollit. Do t’i pëlqejë shumë Presidentit, se e ka pak problem sjelljen me gratë. Qenka grua kurajoze. Dua ta njoh këtë grua!

-Ja shikoje, i tha Mediu, dhe i tregoi foton.

-Oh my god, qenka bjonde, ndaj e paska shkruar, tha!

Më në fund njeriu i protokollit arriti tek vendi ku do t’i sistemonte dhe u tregoi se ku mund të rrinin.

Luli vazhdonte ta shikonte i çuditur Mediun.

-Si ka mundësi, i tha, që e gjete dhe një të njohur këtu. Si ja mbushe mendjen të na shërbente?

-Ta them unë sekretin, i tha Mediu. Këtu me pak theks në anglisht bën punë. Mua më ngatërrojnë gjithnjë me kryetarin e republikanëve të shtetit Albany. Në shqip lexohet Albani. Biles në një dyqan kanë vënë dhe fotografinë time.

-Ta bëj dhe unë këtë, tha Luli. Qenka variant i mirë.

-Jo, ti nuk e bën dot, se duhet të shkruash në baxhë që je shefi i demokratëve të Albany dhe të nxjerrin nga ceremonia si njeri i Hillarit, i tha Mediu. Po s’ka problem, ma kompeson në listë në qershor, këtë nder që po të bëj tani.

5 komente në “Shkëlqimi i Mediut në ceremoninë e Trump”

  1. Shoku " Shpati " says:

    Si puna e Lush Perpalit qe ju thoshte miletit qe kush me do te me veje plus kush sme do te me veje kryq dhe doli Lushka i pari ne liste . Gjenite e shqipos !

  2. Zgalem says:

    Zotesia fenomenale e Meros eshte gjetja e temes . . Ta trajtosh me humor eshte shume pk , por gjetja mbetet shume e veshtire . Je I vecante mero > T’u lumte pena ! Zgalem

  3. Republikan nga Lapuleci, tifoz i Lapadules. says:

    Shume mosmirenjohes ky Fatmir Mediu! Si nuk shkoi per vizite ne burg tek miku i tij Fatmir Kajolli, por shkon per sullaco ne Amerike. Ke ka me shume mik ky edepsez, Donald Trampin apo Fatmir Kajollin? Yyyyy, zarbo, harron boten nga vjen. I merr te keqen ti djalit tone te mrekullueshem Fatmir Kajolli, lulja dhe ajka e gjithe qytetit. Sa te dali nga burgu, prap, per nderin e qytetit, do ta bejme anetar te Keshillit Bashkiak. Pse jo, edhe Kryetar bashkie do ta bejme, si kandidature e Partise Republikane te Shqiperise, Dega Fier,po te jete nevoja.

  4. Bena says:

    Hahahaha Hahahaha hahahaha

  5. FATE says:

    te na thote Mediu se kush nga TVSH ja conte kengetaren e tij te dashur te vila ne Durres? Ai duhet te kete foto me breke te grisme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje