Luli sjell përshëndetjet e presidentit Trump, para Partive Popullore Europiane

23 Janar 2017, 19:30Antena TEMA

Luli ishte sot në Konventën e Partive Popullore në Bruksel, një grupim i partive të djathta europiane.

Në fjalën e rastit para Konventës, Luli solli përshëndetjet e presidentit Trump për Partitë Popullore Europiane dhe i garantoi ata se do të jetë një interlokutor i tyre me presidentin e SHBA.

Më poshtë fjala e tij e plotë:

“Të dashur miq!

Sapo jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në SHBA.

Për gati tre orë kam qëndruar në bulevardin “Pensilvania” në Uashington, në një nga ceremonitë më madhështore të botës.

Mijëra njerëz qëndruan në shi, disa të veshur me qese plastike, por dhe të tjerë që refuzuan t’i veshin ato, për të dëgjuar fjalimin e presidentit Trump.

Më vjen mirë t’u them se isha i nderuar që përfaqësoja atje Partitë Popullore Europiane.

Edhe pse asnjëri nga ju nuk ishit në atë ceremoni, unë ju siguroj se u kam përfaqësuar me dinjitet dhe se jam i bindur se presidenti Trump, do të jetë një aleat ynë i madh.

Duke folur me stafin e zotit Trump, ata shprehën interesin e tyre për zgjedhjet në Gjermani, Francë dhe Shqipëri, dhe më kërkuan të jem ura lidhëse mes Europës e SHBA.

Nga kjo tribunë, dua t’i kërkoj zonjës Merkel, që për çfarëdo nevoje të ketë lidhur me presidentin Trump, mua më ka në gatishmëri dhe mund të vihem në shërbim të saj.

Disa keqkuptime që kanë ndodhur me fjalorin e presidentit Trump duhet të sqarohen.

Kur ai tha “Amerika është e para”, nuk e tha për nacionalizëm, por ai ka kopjuar një slogan timin elektoral “Qytetari është i pari”, që e kam pas përdorur në zgjedhje në Tiranë.

Zoti Trump është shumë i ndikuar nga unë, më ka idhull dhe ai shpesh herë merr nga idetë e mia.

Siç e ka dëshmuar dhe shtypi, në shumë nga fjalimet e tij, gjen fjalë që i përdor dhe unë në fjalimet e mia, pavarësisht se ato të mijat publikohen më vonë se të atij.

I premtova zotit Trump se do flas me kancelaren Merkel dhe do t’i pajtoj në këtë pikë, por ajo duhet ta urojë patjetër zotin Trump.

Kanë kaluar 24 orë nga ceremonia dhe ajo ende nuk e ka uruar.

Dyshoj se ndonjë agjent i Soros brenda CDU ka bërë punën e tij dhe nuk e ka njoftuar kancelaren, por është mirë që kjo situatë të tejkalohet.

Po ashtu i kërkova presidentit Trump ndihmën për zgjedhjet në Francë.

Më premtoi se do të jetë i hapur me të gjitha mënyrat, për ta ndihmuar zotin Fillon, ndaj jam krenar t’i them kolegut tim se mua më ka këtu për çfarëdo nevoje që te ketë.

Meraku i fundit i presidentit Trump ishin zgjedhjet në Shqipëri.

Unë, së bashku me dy aleatët e mi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu, e siguruam atë se modeli Trump do fitojë dhe në Shqipëri.

I thashë se, “edhe unë, sikundër ju, kam hyrë i pasur në politikë, pasi në vitin 2005 kam pasur mbi 1 milion dollarë dhe pastaj i kam shtuar rrugës”.

Ai më garatoi mbështetjen e tij, dhe mu lut që të rrija në kontakt me të për gjithë problemet e mundshme që ka e djathta europiane.

E sigurova presidentin Trump, se do ta bëj me shumë dëshirë këtë detyrë që më ngarkoi, ndaj ju kërkoj sot miqësisht të më adresoni mua gjithë nevojat tuaja kundrejt SHBA dhe presidentit Trump.

Ndihma e zotit Trump për fitoren e zonjës Merkel në Gjermani dhe zotit Fillon në Francë, tani është e garantuar prej meje.

Ndërsa fitorja ime është e garantuar prej jush.

Në fund dua t’u kujtoj që të gjithë së bashku t’i dërgojmë një telegram urimi zotit Trump, pas ceremonisë së inagurimit, në shenjë mirëkuptimi edhe për rolin tim si negociator”.

2 komente në “Luli sjell përshëndetjet e presidentit Trump, para Partive Popullore Europiane”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut.☆ says:


    Qytetari
    Ësht i pari
    E ka thënë
    Lulzim cari
    Me Salinë
    Koqe gomari
    Do Fitojnë
    Kur tu mbij bari.

    P.S.
    O Lulzim
    O gojë ezber
    Gjys spiun
    Gjys kamarjer
    Po s’besove
    Pyt tët shoqe
    Do Fitosh
    Kur të ket koqe.

  2. undefined says:

    Po ik o plere ske shans ta takosh . E atje vajte i pa ftuar vetem per ta par nga afer o legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje