Dashnorja jonë, është më e bukur se e komshiut

30 Janar 2017, 19:47Antena TEMA

Sot paradite, ndërsa Meta shkoi në takim me Ramën, gjithë Tirana i kishte veshët e sytë tek takimi i tyre.

Në SHQUP kishte nisur festa për prishjen e koalicionit të vjetër dhe ngjizjen e koalicionit të ri.

Luli, i cili donte të merrte vesh çfarë kishte ndodhur, porositi Rulin të interesohej, meqë kishte ca lidhje me Edi Ramën, dhe t’i tregonte çfarë po ndodhte.

Pas një ore, kur mbledhja mbaroi, Luli e pyeti Rulin se çfarë kishte ndodhur dhe si ishte ajo puna e dashnoreve në hotel.

-Ta them unë djalo, si është kjo punë, i tha Ruli. Më ler të të tregoj një barcaletë:

“Një burrë, pas një periudhe të vështirë në martesën e tij, kishte marrë gruan për të darkuar në një restorant.

Gruaja e kishte kuptuar se burri shkonte me një të dashur të re dhe donte t’ia përplaste në fytyrë.

I kishte mbledhur fakte, foto, video, sms, e gjithë çfarë duheshin.

Sapo filloi darka, gruaja hapi bisedën dhe gjërat po shkonin keq.

Ajo i tregoi faktet që ai kishte të dashur.

I tregoi fotot e saj, sms, videon…

Burri i lodhur nga gruaja, më në fund i tha: Ok e kam të dashur.

Hamë darkë dhe ndahemi.

Ti shiko punën tënde, unë po iki me atë.

Vetë e pranove që është yll e bukur, e re dhe vitale.

Ja, shikoje në video”.

Këtu gruaja u bë keq dhe ndryshoi bisedë.

-Ua shiko Gimin, tha, komshiu jonë, duke treguar me dorë nga fundi i restorantit! Qenka me një femër. Kush është ajo?

-Me siguri dashnorja, i tha burri.

-Ua sa kot, tha gruaja. Ne e kemi më të bukur dashnoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje