Humori i fundjavës: Boshatiset konsullata amerikane. LSI kërkon kokën e Balilit, Dako dakord me Kokën

28 Janar 2017, 20:05Antena TEMA

Boshatiset sheshi para Ambasadës amerikane

Pas njoftimit të Ambasadës amerikane se ka thirrur në zyrën konsullore dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë për t’u anulluar vizat, konsulli i Ambasadës së SHBA shpreh shqetësimin për boshatisjen e radhëve para konsullatës së SHBA.

Shumë njerëz që kanë aplikuar kanë tërhequr aplikimet e tyre.

Pas kësaj, konsulli i SHBA ka bërë njoftim publik, ku u bën thirrje shqiptarëve të aplikojnë për viza.

“Të dashur qytetarë shqiptarë.

Kemi vënë re me shqetësim se jeni trembur të aplikoni për viza pranë zyrës sonë konsullore.

Procedurat për marrjen e vizave nuk kanë ndryshuar.

Ju jeni të lirë të vini të aplikoni dhe të merrni vizë.

SHBA është gjithnjë pranë popullit shqiptar.

Fakti që disa gjyqtarëve dhe prokurorëve ua kemi ndaluar vizat, ka të bëjë me politikën tonë për të mos eksportuar në SHBA njerëz me prirje për korrupsion.

Ne inkurajojmë veçanërisht politikanët, të cilët po hezitojnë të aplikojnë.

Është më mirë t’u refuzohet viza që ta dinë se kanë probleme, se sa t’u vijë papritur tek dera policia.

Kështu keni mundësi të merrni masat.”

LSI ne Jug, në kërkim të Klement Balilit

Pas kërkesës së LSI për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për arrestimin e Klement Balilit, u mblodh dega e LSI në Sarandë.

Pas një analize të detajuar të veprimtarisë së Policisë në Sarandë, dega e LSI arriti në përfundimin se ajo ka neglizhuar arrestimin e Klementit.

Kreu i degës së LSI në Sarandë, tha se ai kishte fakte se Klementi hynte e dilte nga Shqipëria në Greqi dhe policia e ka neglizhuar.

Për këtë, LSI kërkoi shkarkimin e Saimir Tahirit.

Qëndrimit të saj ju bashkua dhe dega e LSI në Delvinë, e cila pasi u distancua nga Klementi, i kërkoi presidentit Nishani të shkarkonte ministrin e Brendshëm, për neglizhencë në arrestimin e tij.

Në fund, kryetari i Bashkisë së Delvinës ka garantuar krerët e LSI në Sarandë dhe Delvinë, se nëse do të kishte informacione të reja mbi vendodhjen e Klementit, do t’ua bënte me dije para se të mblidhej Këshilli i Sigurimit Kombëtar, me qëllim që LSI të përfaqësohej denjësisht në atë mbledhje.

Dako reflekton ndaj kritikave të Ter Kokës

Pas sulmit të ashpër të Ter Kokës kundër kryebashkiakut Dako dhe sidomos atyre që lidhen me betonizimin e Durrësit, Dako ka reflektuar.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se Bashkia e tij ka përgjegjësi për mosveprim ndaj betonizimit.

Ai përmendi rastin e një piste të zgjatur deri 500 metra në det, mbi ish-Durrësin e vjetër të përmbytur, e cila duhet prishur.

Dako kërkoi bashkëpunimin me ministrin Koka në këtë drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje