Jari i kthen përgjigje Trump-it për Balilin: Ka ikur në Meksikë!

27 Janar 2017, 19:08Antena TEMA

Pas debateve për të mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar për vonesën në arrestimin e Balilit, LSI sqaroi se kërkesa nuk vinte nga LSI, pasi ajo ishte thjesht korriere.

Kërkesa vinte nga presidenti Trump.

Pas një konsulte paparake për vendndodhjen e mundshme të Balilit, SHISH konstatoi se kohët e fundit ai është shfaqur në disa foto në plazhe të ngrohta, ku ka rrotull tij femra të zhveshura.

Nga një kqyrje e lehtë, kuptohet se bëhet fjalë, ose për Meksikën, ose për Kubën.

Pas kësaj, Jari i ka kthyer përgjigje presidentit Trump:

“I nderuar zoti president.

Shqetësimi juaj për mos-kapjen e Balilit është i drejtë.

Ende pa mbledhur Këshillin e Sigurimit, unë u konsultova me agjensitë e zbulimit në Tiranë dhe ato më siguruan se kjo është një çështje për të cilën është shpifur në Uashington nga ambasadori Lu, i cili kërkon të njollosë klasën politike shqiptare.

Balili nuk gjendet fare këtu.

Ai është ose në Meksikë, ose në Kubë.

Në këtë pikë do të kërkoja ndihmën tuaj në arrestimin e tij.

Nuk e di se si do të jetë e ardhmja e marrëdhënieve tuaja me Kubëm, por nëse i përmirësoni, lutem dërgoni atje policinë tuaj dhe arrestojeni.

Në rast se është në Meksikë, natyrisht do të jetë pak më e vështirë me këtë situatën që është krijuar pas vendimit për të ndërtuar murin e madh.

Por ne mendojmë se kapja e Balilit ka më shumë rëndësi se muri i madh, ndaj për hir të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, pezullojeni për pak kohë projektin, derisa ta kapim atë.

Ndërkohë, ne mendojmë se ti duhet të shkarkosh ambasadorin Lu, pasi edhe nëse ne mbledhim Këshillin e Sigurimit Kombëtar, aty do analizojmë vetëm punën e ambasadorit Lu, dhe mungesën e vigjilencës së tij, në ikjen e Balilit nga Shqipëria.

Ne nuk mund të lejojmë që për përgjegjësitë e tij, ai të na akuzojë ne.

Prandaj zoti president, lutemi që ju të bashkëpunoni me ne, për të luftuar armiqtë tanë të përbashkët, ne ambasadorin Lu dhe ju Klementin.

Vetëm ky gjest do të rrisë besimin mes palëve dhe do forcojë aleancën tonë të shkëlqyer në të ardhmen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje