Pas vendimit të Presidentit Trump, për të ngritur një mur, që të ndajë kufirin tokësor Meksikë – SHBA, në Tiranë ka pas reagime të ndryshme.
Konsulli i Nderit i Meksikës në Tiranë, ka zhvilluar konsultime të gjera me faktorët politikë në vend, për t’i bindur ata që të jenë pro Meksikës. Në një letër drejtuar politikanëve kryesorë në Shqipëri, Konsulli i Meksikës thotë se vendimi i presidentit Trump, është i paparanueshëm dhe kërkon solidaritet nga politikanët shqiptarë.
I pari ju përgjigj Edi Rama: Më ke zënë ngushtë zoti Konsull. Ti e di që unë se kam dashur që në fillim Trump-in, e jo më të dua murin e Trump-it. Por unë mendoj se për ty nuk ka shumë rëndësi se ti me avion ikën në Meksikë. Problem është për Zenin që kalon nga SHBA kur ikën me pushime.
Ilir Meta: I dashur zoti Konsull. Të vendos mes teje dhe Trump-it, është një gjë shumë e vështirë. Trumpi dhe fitorja e tij janë një shpresë e madhe për njerëzimin, pasi po vendosin rendin e ri botëror. Por nga ana tjetër nuk dua të të hedh poshtë ty dhe shqetësimin tënd. E vetmja mundësi bashkëpunimi që shikoj, është të kapësh ndonjë kilometër mur si nënkontraktor, ta paguash me lekët e tua dhe ti thuash Presidentit Trump, që ti ke bërë atë që se bëri Presidenti meksikan. Kjo të paktën të jep shanse të shkosh në SHBA dhe nëse nuk të pranojnë në Meksikë.
Lulzim Basha: I nderuari konsull. Partia Demokratike është mbështetëse e zjarrtë e Presidentit Trump, dhe pa diskutim që mbështesim çdo veprim të tij. E di që je në një pozitë të vështirë, pasi i ke thënë presidentit të Meksikës që më ke mik, por ti e di që unë kam pushtet deri tek tre votat në AMA për ndonjë licencë, dhe natyrisht të mbështes betejën tënde për dekrimnalizimin e medias, që ti po bën me shumë kurajo. Më tej nuk më pyet njeri.
Sali Berisha: I nderue zoti Konsull. Amerika është Kështjellë e Lirisë dhe kështjellat nuk kanë kuptim pa mure. E mbështes plotësisht zotin Trump, dhe shpresoj që ky mur të nisë erën e re të kthimit në pushtet të gjithë atyre që ëndërrojnë kështjella, por që Sorosi ua ka prishur këtë ëndërr .
Bujar Nishani: I nderuar zoti Konsull. E kuptoj shqetësimin e Presidentit të Meksikës dhe vendimin e tij për të mos paguar asnjë qindarkë për murin, por nuk di a është konsultuar me kryetarin e partisë që e ka zgjedhur, se mu duk deklaratë e guximshme. Nga të dhënat e mija Klement Balili është me pushime në Meksikë dhe ngritja e murit mund të pengojë hyrjen e tij në SHBA. Për këtë mendoj të thërras në Këshillin e Sigurimit Kombëtar ambasadorin Donald Lu dhe ti kërkoj që derisa të ngrihet muri me Meksikën, ai mban përgjegjësi nëse Balili hynë në territorin e SHBA.