Jari i përgjigjet Metës: Pa Klementin, nuk dimë ç'të bëjmë me zgjedhjet!

25 Janar 2017, 20:39Antena TEMA

Pas kërkesës që ka marrë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për të thirrur Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe për të analizuar dështimin e qeverisë për kapjen e Klement Balilit, Jari ka reaguar menjeherë duke i kthyer përgjigje pozitive kryetarit të Kuvendit.

“I nderuar zoti Kryetar!

Mora letrën tuaj dhe ju mirëkuptoj për shqetësiin që keni ngritur.

Personalisht jam i shqetësuar për mungesën e efiçencës së policisë, në arrestimin e të shumëkërkuarit. Këshilli i Sigurimiit Kombëtar do të mblidhet ta analizojë me urgjencë këtë skandal dhe të parashtroj rreziqet që ka Shqipëria nga ky dështim.

Mosarrestimi i Klement Balilit ndikon në Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë në shumë drejtime, por mbi të gjitha në faktin, se qëndrimi i tij në arrati na ka lënë pezull dhe nuk dimë se çfarë do bëhet me zgjedhjet dhe koalicionet.

Fillimisht mosarrestimi ka lënë pezull kandidatin e PD për zonën e Delvinës dhe Sarandës, pasi nuk janë të qartë se çfarë qëndrimi do mbajë LSI ndaj këtij akti. Duke lënë pezull kandidatët e PD, ka lënë pezull dhe kandidatët e LSI, pasi dhe LSI atje nuk di, a duhet të distancohet nga Klementi apo jo. Duke lënë pezull kandiaturën e LSI, ka lënë pezull dhe kandidaturat e PS, pasi dhe ata nuk dinë nëse do jenë në aleancë me LSI, apo jo. Duke lënë pezull dhe kandidaturat e PS, ka lënë pezull dhe kandidatin alternativ të Koço Kokëdhimës, i cili ende nuk është i vendosur nëse duhet ta mbrojë Klementin si përfaqësues të kauzës së tij, që jep zgjidhje në drejtim të hashashit apo jo. Duke lënë pezull Kokëdhimën, kjo kauzë ka lënë pezull dhe PBDNJ në atë zonë, të cilët dyshojnë se Klementi ka lidhje me kryetarin e partisë rivale të tyre MEGA dhe mund ti ndikojë keq në zgjedhje. Nga ana tjetër kryetari i partisë “MEGA” është në dilemë nëse duhet të vazhdojë të jetë në koalicion me PD apo të kalojë me PS, pasi Klementi e ka pas udhëzuar gjithnjë të jetë me PD.

Duke qenë se i gjithë ky lëmsh dhe gjithë kjo situatë pezull në Jug të vendit, vjen nga shkaku se Klement Balili nuk është kapur, unë sugjeroj mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kapjen e Klement Balilit dhe marrjen e tij në pyetje nga prokuroria.

Vetëm pas këtij procesi, partitë do të jenë të qarta, se me kë do bëjnë koalicion, dhe çfarë duhet të bëjnë në të ardhmen. Në kushtet e mungesës së komunikimit me Klementin, situate është konfuze dhe mund të çojë deri në destabilitetin e vendit. Kapja e tij dhe vendosja e komunikimit mes tij dhe partive politike, qartësimi i situatës dhe orientimi që ai duhet të na japë për të ardhmen, është e vetmja zgjidhje. Ju falenderoj si kryetar i LSI që po jepni kontributin tuaj në këtë drejtim.

I juaji Bujar Nishani.”

5 komente në “Jari i përgjigjet Metës: Pa Klementin, nuk dimë ç’të bëjmë me zgjedhjet!”

  1. Shelgura says:

    Mero bukur e ke shkru,
    Po ky meta ska foj qe e ka emëruar,
    Apo kerkon te laje bythen,
    Ky lloi polotikani qe i digjet bytha per drejtesinr,
    Meta kujton se e hane lojen e tij,
    Meta te jap llogari per vidjon

  2. LORA says:

    Jom shkri ne gaz,,,urime Antena per klasin e larte te ketij humori .
    Meqe kane ngecur te gjithe dhe u komandokan nga bolet e klement balilit,,,,balili duhet dekoruar si super-heroi I pasnentedhjetes,,,,askush si ai ,deri me sot, nuk ia ka arritur t’i mbaje te gjithe pezull.

  3. Ushtari i mire Jari says:

    Jariiiiiiii, leri lodrat po shiko kryej detyrat e shtepise. Apo ja ke lene Olsit, Florit dhe Ledios.
    Jariiiiiiiiiiiiiii.

    1. Pompisti says:

      Nder te tjera, gazeta Tema ka meriten e madhe, pasi eshte e vetmja gazete qe nuk i eshte nenshtruar pareve te Ilir Floririt. Lutim zotin qe keshtu te vazhdoje edhe ne te arthmen.

  4. Kola says:

    I kishte bere planet PD qe do i duhej nje ushtar kamikaz per dite te veshtira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje