Çollaku i PD, keqkupton Gruevskin me Aliun

29 Janar 2017, 20:40Antena TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot pasdite. Sekretari për marrëdhënie me botën në PD, Kreshnik Çollaku i shkroi një telegram urimi Nikolla Gruevskit.

“I dashur Nikolla.

Të sjell përshëndetjet e kryetarit historik të PD, Sali Berisha dhe pasuesit të tij në detyrë Lulzim Basha.

Arritja e një Marrëveshje për të formuar një qeveri me shqiptarë, është një lajm që na gëzoi shumë. Kjo është një goditje e fortë për agjentët e Sorosit në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoni. Në emër të Partisë Demokratike të kërkoj ndjesë që agjentë shqiptarë të Sorosit, kanë dashur të përmbysin qeverinë tënde.

Sot sipas njoftimeve konfidenciale që kam nga SHBA, Presidenti Trump do ta shpallë armik të sigurisë kombëtare në SHBA Xhoxh Sorosin. Pas kësaj, njësoj si u veprua me Gylenin, SHBA do t’i kërkojë çdo vendi të spastrojë këtë organizatë terroiste dhe me kaq Sorosi merr fund në Shqipëri, Maqedoni dhe gjithë Evropën Lindore. Demokracia do kthehet tek etërit e saj themelues, dmth tek ne.

Urime dhe sukese.”

Pasi mori letrën Gruevski i tronditur, mendoi që Tirana paska bindur Ali Ahmetin të bëjë Marrëveshje me të dhe u ul e i shkroi përgjigje Çollakut.

“I dashur zoti Çollaku.

Letra juaj më gëzoi shumë.

Ju duhet ta dini se kam pasur probleme të mëdha brenda partisë të plotësoja kërkesat e shqiptarëve, por i pranova atë në emër të interesave të larta të vendit dhe miqësisë mes dy popujve.

Duhet ta kuptoni nuk i bindja dot deputetët e mij, përse shqipja ishte gjuhë zyrtare dhe kam gjetur një argument të sajuar. U thashë që duhet ta bëjmë patjetër gjuhë zyrtare, pasi deputet e BDI vijnë nga UÇK dhe nuk kanë kryer shkollë në Maqedoni dhe nuk dinë maqedonisht.

Kjo i bindi.

Lajmi juaj për shpalljen e Sorosit rrezik kombëtar për SHBA më gëzoi shumë. Më në fund po shëprblehen vuajtjet tona nga ky armik i fshehur i Amerikës. Me këtë rast, më lejoni t’u them se dhe ne do ta shpallim që në VKM e parë të qeverisë armik kombëtar të Maqedonisë dhe do mbyllim fondacionin e tij si dhe gazetat e financuara prej tij. E di që ju e keni të vështirë atje, por shpresoj që pas zgjedhjeve situata të ndryshojë dhe ju të shpëtoni nga diktatura e Sorosit.

Ju faleminderit për lajmin e mirë që më dhatë.”

Sapo mbaroi emalin për Collakun i mbërrin një sms nga Aliu.

“Për atë muhabetin s’po bëhet gjë akoma. Paskam katër agjentë të Sorosit në parti. A kemi ndonjë përgjim të këtij Sorosit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje