Zeni lë pezull datën e protestave të PD

1 Shkurt 2017, 21:00Antena TEMA

Njoftimi se Zeni do shkonte në Komision Hetimor në orën 5 pasdite, detyroi Lulin të thërriste me urgjencë mbledhje kryesie në orën 5 dhe ta bënte me transmetim “live”, me shpresë që vemendja të kalonte nga mbledhja e kryesisë.

Kunati u dërgoi me urgjencë gjithë anëtarëve të kryesisë ‘sms’, ku i ftonte urgjent të vinin në SHQUP në orën 5 mbasdite se fillonte mbledhja.

Më shumë se gjysma e kryesisë nuk u përgjigjën fare dhe nuk shkuan, se nuk e kishin parë telefonin, ngaqë flenë në drekë.

Kështu që Luli u detyrua ta bëjë mbledhjen me pak njerëz dhe porositi kamerat të fokusoheshin vetëm tek ai.

Në orën 17 fiks, ai filloi trasmetimin “live”. Zeni po priste të shikonte çfarë do thoshte Luli.

Sapo filloi fjalimin, Luli akuzoi qeverinë për krim dhe korrupsion dhe bëri thirrje që më 18 shkurt të bëhen protesta të fuqishme. Vazhdoi dhe pesë minuta me fjali të përgjithshme dhe nuk po i ecte. Po shikonte orën.

Sipas Kunatit, Zeni do zgjaste vetëm pesë minuta, se nuk do pranonte të betohej. Luli e shtyu dhe pesë minuta dhe më në fund i dha fund fjalimit.

Hodhi sytë nga anëtarët e kryesisë dhe pa që nuk e kishin mendjen fare, por po shikonin të gjithë telefonat.

-Çarë ka ndodhur pyeti Luli, ku e keni mendjen?

-S’ka shku akoma Zeni në Komision tha Aldua, po shofim lajmet.

-Mos tha Luli. Duhet ta fillojmë dhe një herë fjalimin, se e ndërpremë transmetimin “live”.

-Jo mos vazhdo prap tha Ristani se ndoshta Zeni është vonuar se ka pritur fjalimin tënd. Ndoshta ka shpresuar se do eklipsonte Komisionin. Më mire të shkoj ta heq qafe.

-Po unë bëra thirrje për protesta tha Luli. Më shumë se kaq çfarë të thoshje.

Pas pak Zeni u shfaq në kamera duke hyrë në Komision .

-Kryetar, çfarë do bëjmë me këto protestat që the më 18 shkurt, e kemi seriozisht këtë radhë apo jo, i tha Paloka.

-Po prit o burrë të shofim si do dalë Zeni. Po qe se i bien më qafë, patjetër do t’i bëjmë.

Pasi Zeni mbaroi dëshminë, Paloka e pyeti përsëri.

-Po tani kryetar, si do t’ia bëjmë për protestat se Zeni nuk u betua?

-Po as unë nuk u betova kur thashë më 18 shkurt o burrë, i tha Luli.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje