Ka pasur shumë reagime negative për një foto të Kaç Islamit duke qeshur në shtratin e vdekjes së Dritëroit.
Pasi pa furtunën që shkaktoi foto, Kaçi bëri këtë sqarim publik për njerëzit e zemëruar.
“Të dashur miq!
E di që jeni zemëruar me foton që kam postuar, ndaj do të desha t’u sqaroj për të vërtetën.
Kisha ditë që kërkoja të shkoja të takoja Dritëroin, por ai e ka pas bezdi, pse unë kam ikur me PD, dhe mu desh të gjeja një moment që ai të mos e kuptonte që kisha shkuar.
Kur iu afrova tek krevati dhe e pashë që nuk kuptonte, dola në foto dhe nga gëzimi që ia arrita kësaj dite, kisha buzëqeshur.
Ju siguroj se kjo nuk ka lidhje me gjendjen time emocionale karshi Dritëroit, por me faktin që ja arrita të dal foto me të.”
Ndaj Kaçit ka pasur reagime dhe nga vetë PD.
Doktori ka shkruar: Fotoja e Kaçit simbolizon PD-në dhe qendrimin e saj ndaj Dritëroit.
Ne jemi të sinqertë në sjelljen me kundërshtarin.
Luli: Unë kam respekt personalisht për Dritëroin.
Jeta e tij ishte jeta e një komunisti demokrat, ndërsa jeta e Kaç Islamit është shembull i jetës dhe punës së një demokrati komunist.
Muli: Unë jam mjek dhe nuk do pranoja kurrë të qeshja afër një të sëmuri, por Kaçi nuk ka faj, se nuk është mjek.
Aldua: Nuk e kuptoj reagimin ndaj Kaçit.
Në vend të reagojë PD që ai ka shkuar në spital pa leje, reagon PS .
Kjo më duket e padrejtë.
Ruli: Ç’tu them unë biro. Ne Kaçin, për dasma dhe vdekje e kemi në parti.
Problemi është se me këtë foto, ai ka fituar të drejtën të quhet Xhebrail i PD.
Mendoje kur të dalë në krah të Lulit më 19 qershor dhe të komentojë rezultatin e zgjedhjeve, si do t’ia marrë shpirtin atij!
undefined
Mero, Kaci shkoi ne spitalore tek Ditroi qe ti luteshe ta mirte me vete. Por poeti ne agonine e fundit nen ze dhe me mundim i eshte pergjigjet se nuk mar pas nje jezit qe na ka njollosur ketu e do qe te pastrohesh poshte duke me njollosur mua. Pasaj zgerdhihet ky jezit duke dale me poeti qe dhe ne frymen e fundit e mohon kete specie te felliqur qe perdor te gjitha menyrat per te ekspozuar si njeri i vertyteshem si rezil qe eshte.