Pas paraqitjes në Komisionin Hetimor, Zeni shkoi tek SHQUP, për të diskutuar për strategjinë e ardhshme.
Në takim ishte Muli dhe disa ish- policë të tij, që do organizojnë mitingun.
-Desha të të raportoj për masat që kemi marrë, tha Flamuri. Do ta bëjmë më të madh se kurrë. Ka disa që po na akuzojnë përse e bëjmë më 18 dhe nuk e bëjmë më 20 shkurt. U thashë që më 18 shkurt, është dita kur unë kam kaluar kufirin dhe jam arratis në Kosovë, kur më kapi policia serbe.
Tani ta fillojmë nga parrullat që do kemi në miting dhe t’i miratojmë ato, se duhen printuar.
Parrulla e parë që propozoj është:
“Donald Lu, do një dru”.
Kjo parrullë mendoj se i përmbledh të gjitha brenda. Ai po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe ka fyer institucionin e kryeprokurorit.
-Shumë mirë, tha Zeni. Dhe Çimi qe mërzit se i ka dalë emri për atë tokën në Farkë që ja ka marrë Tikut. Ky legeni ka shpërnda letrat nëpër gazeta.
-Ashtu, tha Flamuri? Se kam ditë. Atëhere ai meriton një parrullë tjetër më të fortë:
“Donald Lu, Donald Lu, ligjin e bëjmë ne këtu”.
Ta shtojmë dhe këtë, tha Flamuri. Ta dijë mirë me kë ka punë.
-Shumë mirë, tha Zeni.
-Pastaj them të bëjmë një parrullë ku të lidhim protestat në Rumani me Taulant Ballën. Unë propozoj si fillim parullën: “Balla është agjent rumun/ Por ne do t’i vëmë drunë”.
-Kjo qenka shumë e bukur, tha Zeni. T’i shtojmë dhe ndonjë për Shqipërinë.
-E kam gjetur, tha Muli: “Rroftë Kalaj, rroftë Shkëlzeni, poshtë Taulant legeni”
-Haha, kjo qenka më e bukura, tha Zeni.
Tani të mendojmë ndonjë parrullë për reformën në drejtësi.
-Po, tha Flamuri. E kemi menduar:
“Larg duart nga drejtësia, është e jona Prokuroria”.
Kemi dhe një të shkurtër:
“Rrofta Llalla, poshtë Balla”.
-Po ndonjë kundër Edi Ramës, tha Zeni?
-Kemi atë klasiken, tha Muli. “O Edvin, o legen, prite Salën se po vjen”. Them ta vëmë Luli këtu.
-Po lere se nuk ngjit shumë Luli, tha Zeni. Shkon më shumë kështu. Të shtojmë dhe ndonjë të re.
-E kemi një rezervë tha Muli:
“Edi Rama Donald Lu, Xhorxh Soros u ka pru”.
-A, shumë mire, tha Zeni. Duhet shtu dhe një për atë Vlahutinin.
“Vlahutin moj Vlahutin, lere rehat Shqipërinë”.
-Shumë mira, tha Zeni. Unë them të bëjmë dhe një parrullë të madhe për fitoren e Trump-it. P.sh ku të shkruhet: “Trump, Trump/ Ti hap gojën e ne bamb” .
-E bëjmë menjëherë, tha Muli.
Të bëjmë dhe një parrullë për heroizmin tënd në Komision, tha Flamuri. “Mbahu Zeni mos dëshmo, se PD ty të do”.
-Faleminderit, tha Zeni. Jam shumë i kënaqur nga puna juaj. Suksese më 18.
O Mero, je i madh, dmth i njeh karakterin e cdo politikani shqiptar qofte i majt i djatht i mesit, si nje radioskopi, tu lumte.