Karmina ka hyrë në debatin politik mes Zenit dhe Komisionit hetimor për CEZ, duke kërkuar që Zeni t’ia delegojë asaj betimin. Si dëshmi ajo ka sjellë një video ku Zeni premton se do betohet para saj dhe ajo do betohet para Komisionit.
Ja dialogu në video:
-Hë shpirt do betohesh tani para meje?
-Po unë jam betuar një herë para teje.
-Po betohu, që dhe para Komisionit do thuash të vërtetën, siç më ke premtuar dhe mua.
-Po të jetë kështu pa problem fare. “Betohem se para Komisionit, do them të vërtetën, njësoj si para teje”, tha Zeni, me shpresë se kështu ishte në rregull.
Karmina e regjistroi betimin dhe shkoi para Komisionit.
-Kam sjellë betimin e Zenit tha. Ai u betua para meje, dhe unë premtova ta sjell betimin tek Ju.
-Për çfarë është betuar,- pyeti Taulanti?
-Që do ti thotë Komisionit të vërtetën, siç ma ka thënë mua kur jemi lidhur bashkë.
-Po ti e beson, që ai të ka thënë të vërtetën?
-E besoj, -tha Karmina.
-Po ne si të të besojmë ty,- i tha Taulanti, që thua të vërtetën.
-Po unë e kam të regjistruar betimin,- i tha Karmina. E kam me video.
-Po mirë po të jetë kështu po e pranojmë,.- i tha Taulanti. Megjithëse jam i bindur se ty të ka gënjyer, dhe po gënjen edhe për CEZ, prap po e pranoj.
-Ua si është e mundur,- tha Karmina. Kaq shumë magji u bëri gjetja ime?
-Jo i tha Taulanti. Nuk është se u magjepsëm nga ideja jote, por nga meraku që kam për suksesin e këtij Komisioni. Po e pranojmë me shpresë, se hetimi i CEZ duhet të ketë edhe fat që t’ia dalim mbanë. Dhe kam dëgjuar shumë njerëz që thonë “Paç fatin e Karminës”, ndaj po e pranoj.
Verja gjoksin betimit Karmina dhe vithet Kermezenit me ritem te forte, ashtu sic di te besh.
Betohu qe do t’i shkosh ne burruce Kermezenit me modelin e fundit te fustanit ne sfilaten e Milanos. Edhe Marylin do te te kishte zili per stilin tend epshor qe ia tejkalon cdo kontinenti.